-
-
Lufta dhe kriza, Rusia e Kina dyfishuan rezervat e arit në një dekadë, SHBA ruan podiumin! Bankat që blenë flori, shkaqet dhe lëkundja e tregjeve
Gjeopolitika dhe inflacioni janë gjithashtu arsye. Surprizon dhe Turqia, banka qendrore ka pesëfishuar blerjen e arit që nga 2013. Nuk mbetet pas edhe Italia
27 Gusht 2024, 11:16 -
EKSKLUZIVE/ Kursi me luhatje, BSH asnjë masë shtesë për të frenuar euron! U ulën kreditë e borxhi në valutë, por rrezikohen kursimet
Ndryshe nga sa pritej, Banka e Shqipërisë nuk do të shtrëngojë më tej masat për të ulur përdorimin e euros në vend, pavarësisht rrezikut nga luhatjet e kursit. Më të prekurat janë depozitat e kursimit në euro i cili po zhvlerësohet përballë lekut. Megjithatë, për Report Tv Banka thotë se me politikat aktuale, është ulur kredia dhe borxhi publik në euro në krahasim me 5 vjet më parë
24 Gusht 2024, 14:07 -
Valutat e huaja ‘ngrenë kokë’ ndaj Lekut, Euro kthehet sipër nivelit të 100 lekëve! Edhe Dollari e Paundi me rritje
Euro kalon kuotën 100 lekë në blerje! Banka e Shqipërisë përditësoi bursën e Exchange, ku vihet re se pothuajse të gjitha valutat e huaja kanë pësuar rritje. Shkak edhe kërkesa e lartë në treg
23 Gusht 2024, 16:12 -
Kursi ‘djallëzor’ mund Bankën e Shqipërisë, edhe pse bleu valutë përgjatë dy muajve euro vijoi zhvlerësimin
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit duke blerë euro, me qëllim stabilizimin e tregut valutor. Ndërhyrjet e vazhdueshme janë bërë në maj dhe qershor por nuk kanë rezultuar të suksesshme pasi euro vazhdon të zhvlerësohet, dhe aktualisht po këmbehet me 99 lekë.
23 Gusht 2024, 14:00 -
Në Shqipëri vetëm me lekë! Ekspertët: Të ndalohen pagesat në valutë nën 1 mijë euro
Ekspertët vlerësojnë se kufizimi i pagesave në euro brenda Shqipërisë, mbron familjet dhe ekonominë nga luhatjet e vazhdueshme në kursin e këmbimit. Ata sugjerojnë që Banka të ndalojë qytetarët që të bëjnë pagesa me vlera më të ulët se 1000 euro në valutë, dhe më pas ky tavan të rritet deri tek ndalimi plotësisht i monedhës evropiane.
15 Gusht 2024, 17:03 -
-
-
-
-
Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri
Këtë të martë euro preku një minimum të ri historik në tregun valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot po këmbehet me 100.23 lekë, nga 100.24 lekë që ishte niveli më i ulët historik deri më tani
30 Korrik 2024, 20:08 -
Rënia e euros ul të ardhurat/ Raporti vjetor: Të ardhurat nga TVSH në tkurrje! Forcimi i lekut, dëmton buxhetin
Zhvlerësimi i euros, ka goditur edhe arkën e shtetit, pasi janë mbledhur më pak të ardhura sesa plani. Ky fakt pranohet edhe nga Ministria e Financave, e cila sqaron se të ardhurat nga TVSH-ja nuk janë realizuar për shkak të forcimit të lekut por edhe rënies së çmimeve në tregjet e huaja.
28 Korrik 2024, 16:39 -
-
-
Përdorimi i Euros në vend të Lekut, ekonomisti Malaj: Deeurozim në këto përmasa s’do jetë i sukesshëm! Preçi: BSH ka dështuar me misionin e saj
Ish-ministri i Financave Arben Malaj nuk e sheh me optimizëm propozimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko për të ndaluar përdorimin e euros në vend të lekut në Shqipëri. Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv Malaj tha se duhet një strategji shumë dimensionale e se do të jetë e pamundur implementimi i një strategjie kombëtare për të kufizuar përdorimin e Euros
22 Korrik 2024, 14:57 -
Përdorimi i monedhës europiane në vend të Lekut, Çoçoli: Momenti i duhur! Bizneset mos të pranojnë Euro, ndryshe të gjobiten
Deklarata e guvernatori të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko se përdorimi i euros për pagesat në vend duhet të ndalohet, gjen edhe mbështetjen e ekspertëve të ekonomisë. Eksperti Fatos Çoçoli në një intervistë për Report Tv thotë se mirëpret deklaratën e guvernatorit dhe thotë se është koha e duhur për të ndërhyrë dhe për të sinjalizuar ndalimin e Euros
20 Korrik 2024, 13:40 -
“Të ndalet pagesa me euro në Shqipëri në vend të lekut'', Sejko: Ndryshe kursin nuk e stabilizojmë dot
Përdorimi i euros për pagesa në vend duhet të ndalohet në mënyrë kategorike. Kështu deklaroi në Kuvend guvernatori Gent Sejko, duke shtuar se kursi i këmbimit është i pabesë dhe nuk parashikohet. Banka qendrore, tha Sejko, e ka të pamundur të garantojë stabilitet në kurs nëse në vend hyn më shumë valutë.
19 Korrik 2024, 15:48 -
Antarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave në Euro, Sejko: Përfundimi në vitin e parë 20 mln euro! Reduktohet pastrimi i parave
Antarësimit i Shqipërisë në zonën unike të pagesave në Euro, do të ulë kostot deri në 5 herë për transfertat, rrit shpejtësinë e realizimit të tyre, formalizon ekonominë dhe pritet të sjellë miliona euro përfitime për ekonominë. Efektet pozitive të antarësimit në SEPA i tha në Komisionin e Integrimit, guvernatori Gent Sejko.
17 Korrik 2024, 20:08 -
-
Zhvlerësohen valutat, Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol
Çmimi i karburantit në vend duhet të ulet, thotë Konfindustria, për shkak se monedhat e huaja janë zhvlerësuar. Në një reagim zyrtar, Konfindustria thotë se edhe pse leku është forcuar në nivele historike, përsëri çmimi i karburantit nuk ka pësuar ulje.
6 Maj 2024, 10:30
