-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, thotë se SHBA dhe negociatorët janë pothuajse në fund të detajeve për armëpushimin dhe lirmin e pengjeve në Gaza. Ai tha se do të tentohet që marrëvëshja të dakordësohet përpara inaugurimit të Trump por në rast të kundërt, mbikqyrja e saj do t'i lihet në dorë administratës së re.
9 Janar 2025, 15:54 -
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
Ushtria izraelite zhvilloi sulme ajrore në Gaza duke lënë pas të vrarë mes tyre edhe një foshnje. Pas deklaratave të Trump ku bëhej thirrje që Hamas të lirojë pengjet, komandandti i IDF thotë se do e detyrojnë Hamasin që ta bëjë këtë gjë.
8 Janar 2025, 16:45 -
Trump: Nëse Hamasi s'liron pengjet deri në momentin e marrjes së detyrës, do të jetë ferr! S'përjashton presionin ushtarak për marrjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë
Trump insistoi gjithashtu në idenë që Shtetet e Bashkuara duhet të rimarrin Kanalin e Panamasë. "Jemi në negociata me ta," tha presidenti i zgjedhur, pa dhënë detaje. Ai shtoi se nuk mund të garantonte që nuk do të përdorej presion ushtarak ose ekonomik për kanalin. E njëjta gjë, sipas tij, mund të ndodhë edhe me Groenlandën.
7 Janar 2025, 19:51 -
Në Katar nisin bisedimet e paqes për armëpushim, por Izraeli nuk i ndal bombardimet në Gaza, 12 të vrarë!
Të paktën 12 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin e Gazës sot, njoftuan mjekët palestinezë, ndërsa ndërmjetësuesit në Katar, nisën një përpjekje të re për një marrëveshje armëpushimi. Ky sulm e çon numrin e viktimave në 62 gjatë 24 orëve të fundit
4 Janar 2025, 20:06 -
Lufta në Gaza/ Bombardimet e Izraelit lënë 71 të vrarë në 24 orët e fundit, sulmohet edhe Alepo! Jemeni i përgjigjet me raketë
U regjistruan të paktën 34 sulme ajrore nga IDF. Këtë e raporton Al Jazeera, duke cituar qeverinë e Rripit, të udhëhequr nga Hamasi. Bombardime edhe në Siri. Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë kanë mbërritur në Damask, në kuadër të bisedimeve të paqes
3 Janar 2025, 09:11 -
-
-
Lufta/ Kreu i OBSH thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj spitaleve në Gaza! IDF arreston 240 palestinezë, shumë prej tyre staf mjekësor: Janë të Hamasit!
“Spitalet në Gaza janë bërë sërish terrene beteje dhe sistemi shëndetësor është nën kërcënim të madh”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X. Mbi 45 mijë të vrarë që nga nisja e konfliktit, më 7 Tetor 2023
30 Dhjetor 2024, 08:29 -
Izraeli bombardime të tjera në Gaza, të paktën 7 të vrarë në godinën e spitalit
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se një sulm ajror goditi më 29 dhjetor një spital, duke vrarë të paktën shtatë persona, ndërkaq Izraeli tha se ka shënjestruar militantët në ndërtesën që më nuk është funksionale
29 Dhjetor 2024, 15:22 -
Ushtria izraelite bastis spitalin në Gaza, 240 të arrestuar, mes tyre terroristë që sulmuan shtetin hebre më 7 tetor 2023
Rreth 240 persona të dyshuar si operativë terroristë u arrestuan, përfshirë drejtorin e spitalit, Hussam Abu Safiya, dhe 15 terroristë që kishin marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit.
28 Dhjetor 2024, 22:45 -
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi
Izraeli dhe grupi i militantëve palestinez të Hamasit, fajësuan njëri-tjetrin të mërkurën për dështimin e arritjes së një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht progresit të njoftuar nga të dyja palët së fundmi.
25 Dhjetor 2024, 17:01 -
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar se ‘situata do të bëhet kaotike’ nëse Hamasi nuk i liron pengjet deri më 20 janar, ditën kur ai merr zyrtarisht detyrën.
25 Dhjetor 2024, 16:53 -
Izraeli kap një raketë nga Jemeni, u lëshua pas kërcënimit të ministrit izraelit
Raketa, e treta e hedhur brenda javës së fundit, aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore. Sulmi vjen ndërkohë që ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi drejtuesit e rebelëve Houthi në Jemen se vendi i tij është i gatshëm të ndërmarrë veprime ndaj tyre, siç bëri në rastin e eliminimit të përfaqësuesit politik të Hamasit, Ismail Hanijeh
24 Dhjetor 2024, 15:37 -
-
-
Reuters: Netanyahu drejt Kairos për armëpushimin në Gaza
Benyanim Netanyahu do të jetë në Kairo të Egjiptit për negociata për armëpushimin në Gaza. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi një udhëtim të kryeminsitrit të Izraelit, ndërsa burime këmbëngulin se në ditët në vijim pritet që të arrihet një marrëveshje mes palëve.
17 Dhjetor 2024, 17:23 -
Izraeli bombardon në Gaza, 20 të vdekur në shkollën e Khan Younis, mes tyre fëmijë! Vritet dhe kameramani i ‘Al Jazeera’, IDF: Ishte anëtar i Xhihadit Islamik
Forcat izraelite bombarduan një shkollë në Khan Younis jugore në Gaza, duke vrarë të paktën 20 persona. Shkolla drejtohet nga agjencia e refugjatëve palestinezë e Kombeve të Bashkuara (UNRWA) dhe ndodhet pranë kompleksit mjekësor Nasser. Vritet edhe kameramani Ahmed al-Louh, IDF pretendon se ishte pjesë e grupeve të Hamas dhe Xhihadit
16 Dhjetor 2024, 08:25 -
Izraeli njofton se do të mbyllë ambasadën në Irlandë, shkak qëndrimet e Dublinit për Gazën
Kryeministri irlandez Simon Harris e quajti vendimin për mbylljen e ambasadës "thellësisht për të ardhur keq". Ai shtoi në platformën X: “Unë e hedh poshtë plotësisht deklaratën se Irlanda është anti-izraelite. Irlanda është pro paqes, pro të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar”
15 Dhjetor 2024, 20:46 -
Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka publikuar një strategji të shumëpritur për të luftuar urrejtjen kundër myslimanëve dhe kundër arabëve, pas një rritjeje të madhe, qysh prej nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasi.
13 Dhjetor 2024, 10:12 -
