-
Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO kundër rregullores së re, rrëzohet vendimi i Dhomës së Avokatisë
Nuk do të zgjasë më bojkoti i seancave në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar nga ana e avokatëve, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së nuk do të zgjasë. Gjykata Administrative e Apelit pezulloi vendimin e marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
28 Tetor, 13:15 -
Në qeli prej shkurtit të kaluar, Veliaj transferohet nga Durrësi në Fier, nuk dihet motivi! Kryebashkiaku: Rrëmbim policor! S’më treguan urdhrin e burgjeve (VIDEO)
Me një urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, motivi i të cilit ende nuk dihet zyrtarisht, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, pas 20 muajve në izolim u transferua nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit. Vetë qytetari i parë i Tiranës e quajti rrëmbim policor, pasi siç tha në një deklaratë publike, lëvizja ishte pa pëlqimin e tij dhe pa iu vënë në dispozicion urdhri i Burgjeve.
28 Tetor, 12:05 -
Dyshohet se i dha vilë ryshfet Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet në SPAK! I komunikohet mbyllja e hetimeve (VIDEO)
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në SPAK, ku është njoftuar për mbylljen e hetimeve, vetëm një javë pasi iu komunikua zyrtarish akuza për ‘pastrim parash’.Carapuli dyshohet se i dha ish zv. Kryeministres, ryshfet një vilë luksoze në fshatin Gjilekë, Dhërmi, pasi Belinda Ba
28 Tetor, 09:53 -
E pandehur për 15 krime, Balluku paraqitet në SPAK me avokatin! Mbyllen hetimet për ish-zv.kryeministren dhe 25 të pandehur të tjerë, dosja së shpejti në Gjykatën e Posaçme
SPAK ka mbyllur hetimet për 26 të pandehur të përfshirë në çështjen ‘Balluku’. Mbrojtja ka 10 ditë kohë për të bërë prapësimet, përpara se dosja t’i dorëzohet Gjykatës së Posaçme. Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku do të përgjigjet para drejtësisë për 5 akuza në 15 episode të ndryshme, që nga shkelja e barazisë në tendera 9 herë, deri te korrupsioni, pastrimi i parave e fshehja e pasurisë.
28 Tetor, 09:22 -
Bojkoti kundër rregullores së re, shtyhet seanca për Veliajn! GJKKO nuk gjobit mbrojtësit: Presim Apelin e Administratives mbi vendimin Dhomës së Avokatisë
Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për më 3 nëntor procesin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shkak të mungesës së avokatëve. Megjithatë këtë herë trupa gjykuese nuk aplikoi gjoba për avokatët, duke e arsyetuar me faktin se është vënë në dijeni të një padie në Apelin Administrativ nga Shoqata e Avokatëve Anti-korrupsion për shfuqizimin e vendimit të DHKA-së për bojkot. Kjo padi shqyrtohet nesër në Administrative.
27 Tetor, 11:57 -
-
Tjetërsimi i pronave në Durrës, Kushtetuesja s’i hap rrugë rigjykimit për ‘Rrumin e Shijakut’, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg
Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë në seancë plenare kërkesën e Aleksandër Lahos për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi dënimin e tij me 2 vjet burg. ‘Rrumi’ shprehej se vendimi i Kolegjit Penal ishte i papajtueshëm me Kushtetutën dhe kërkonte rigjykim të çështjes.
23 Tetor, 17:14 -
Bojkoti kundër rregullores së re të GJKKO, Dhoma e Avokatisë takim me anëtarë të KLGJ: Të merren masa për garantimin e të drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit
Përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Avokatisë kanë kërkuar gjatë takimit me anëtarë të KLGJ-së marrjen e masave për garantimin e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit, si dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për kryerjen e detyrës.
22 Tetor, 17:40 -
GJKKO shtyu sërish seancën, reagon Meta: Drejtësi me regji, konflikti me avokatët i orkestruar politikisht! Pasojat për mbajtjen time në burg po i paguajnë qindra qytetarë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas konfliktit mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që sipas tij po përdoret p&
22 Tetor, 14:02 -
Bojkoti i avokatëve, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa mbrojtës! Kreu i PL: I gatshëm të mbrohem vetë, lojë për zvarritje! I pezullohen afatet e paraburgimit
Pas refuzimit të mbrojtjes nga avokatët e procesit Meta-Kryemadhi për shkak të bojkotit si dhe ata të ndihmës juridike falas, Gjykata e Posaçme vendosi që gjyqi për ish-bashkëshortët të vijojë edhe pa avokatë.
22 Tetor, 11:18 -
Shtyhet për më 22 tetor gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-presidenti refuzon avokatin e caktuar nga GJKKO: Nuk kam besim te lista e Ulsi Manjës!
Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës është shtyrë për më 22 tetor, ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit për pezullimin e afateve të paraburgimit. Kreu i Partisë së Lirisë kundërshton vendimin për t’i caktuar një avokat nga ndihma juridike falas dhe kërkon të mbrohet vetë.
15 Tetor, 18:50 -
Bojkoti i avokatëve/ GJKKO kërkon ndërhyrje ligjore, shkresë KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë e Kuvendit: 462 seanca të dështuara që nga shtatori
GJKKO kërkon ndërhyrje ligjore për t’i dhënë fund bojkotit të avokatëve, që sipas saj ka shkaktuar dështimin e 462 seancave gjyqësore që prej 1 shtatorit. Duke e konsideruar bojkotin të paligjshëm, GJKKO i është drejtuar zyrtarisht Këshillit të Lartë Gjyqësore, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit ku kërkon ndryshime ligjore që do të garantojnë vijimësinë e proceseve gjyqësore edhe në rastet e refuzimit kolektiv të mbrojtjes.
14 Tetor, 15:41 -
-
Dy standarde/ Prokurori Ols Dado thyen rregulloren e GJKKO, i bie celulari në mes të seancës për gjyqin Veliaj! Gjyqtarët asnjë reagim
Prokurori i posaçëm Ols Dado ka thyer rregulloren e GJKKO, e cila parashikon ndalimin e celularëve në sallë. Sipas GJKKO-së, rregullorja zbatohet për të gjithë, përfshirë gjyqtarët, prokurorët dhe gazetarët, por në fakt prokurori Ols Dado është lejuar me celular brenda në sallë.Burime për
13 Tetor, 11:58 -
Bojkoti ndaj rregullores/ Dumani në gjyqin e Veliajt: Të vijojë pa avokat, ka precedent nga Apeli
Në seancën për procesin e Erion Velijat, ku avokatët munguan për shkak të bojkotit, SPAK kërkoi që gjyqi të vijojë pa avokatë. Prokurori i posaçëm Altin Dumani mësohet se ka deklaruar gja
13 Tetor, 11:42 -
Bojkoti, gjobiten sërish avokatët e procesit ‘Veliaj’! Absurdi i GJKKO: I zëvendësojmë me juristë nga ndihma juridike falas! SPAK: Të vijojmë pa mbrojtës! Dado s’pyet për rregulloren, i bie celulari në sallë
GJKKO vendosi të thërrasë avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas për të zëvendësuar mbrojtësit që bojkotuan gjyqin ‘Veliaj’, ndonëse ky shërbim parashikohet vetëm për kategori të caktuara. SPAK kërkoi që gjyqi të vijojë pa avokatë, por GJKKO tha se do të shprehet në një moment të dytë. Avokatët u gjobitën me nga 10 mijë lekë të rinj, Veliajt iu pezulluan afatet e paraburgimit.
13 Tetor, 11:10 -
SPAK operacion kundër trafikimit të emigrantëve, 7 të arrestuar mes tyre dhe dy efektivë policie! BKH kontrolle në disa ambiente (EMRAT)
Shtatë masa sigurie të lëshuara nga SPAK me vendim te GJKKO, janë ekzekutuar nga policia, në kuadër të operacionit kundër një grupi të dyshuar kriminal, që trafikonte emigrantë drejt Malit të Zi, kundrejt pagesës.
13 Tetor, 08:56 -
Bojkoti ndaj rregullores ‘paralizon’ GJKKO-në, s’ka gjyqe prej shtatorit! Gjobiten me 20 mijë lekë të rinj avokatët e fraksionit së dosjes ‘Meta’, me 50 mijë të rinj ata të ARRSH-së! ‘Falen’ mbrojtësit e ‘Partizanit’
Bojkoti i avokatëve ka paralizuar prej më shumë se një muaji gjyqet në GJKKO. Gjykata gjobiti me 20 mijë lekë avokatët e dosjes Meta dhe me 50 mijë lekë ata të ARRSH-së, ndërsa Dhoma e Avokatisë ndëshkon ata që thyejnë bojkotin. Pasojat rëndojnë edhe mbi të pandehurit, të cilëve u pezullohen afatet e paraburgimit.
12 Tetor, 17:49 -
U dënua me 2 vite burg për fshehje pasurie, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pushimin e dënimit pas 5 vitesh në arrati: Është parashkruar
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i larguar në Itali para se dënimi me 2 vite burg për fshehje pasurie të merrte formë të prerë, kërkon pushimin e ekzekutimit të tij për shkak të parashkrimit.
12 Tetor, 16:39 -
Bojkoti ndaj rregullores censuruese/ Dështon gjyqi për ish-zyrtarët e ARRSH-së, GJKKO gjobit me nga 50 mijë lekë të rinj avokatët (VIDEO)
SPAK ka kërkuar gjithsej 50 vite e 6 muaj burg për 21 të pandehur të dosjes së njohur si “ARRSH” me të pandehur kryesor ish kreun e Autoritetet Rrugor Shqiptar Evis Berberi dhe ish zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, në kohën kur drejtohej nga Belinda Balluku.
12 Tetor, 16:37