-
Task-forca për koronavirusin/ Drejtori i Zyrës së OBSH në Tiranë: Po studiojmë pse në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur (VIDEO)
Në mbledhjen e sotme të task-forcës për masat ndaj koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se në vend janë testuar gjithsej 42 raste, 6 prej të cilëve ditën e djeshme të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë. Drejtori i Zyrës së OBSH në Tiranë u shpreh se po përpiqen të kuptojnë se pse në Shqipëri nuk ka ende asnjë të prekur nga koronavirusi.
4 Mars 2020, 08:58 -
Manastirliu: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, sot shpërndahen 1.2 milion maska shtesë
Në mbledhjen e rradhës së Task- Forcës së thirrur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kërkoi nga strukturat shëndetësore në territor rritjen e vigjilencës për të identifikuar në kohë rastet e mundshme dhe për të zbatuar konkretisht planin tashmë të hartuar të masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së COVID-19.
28 Shkurt 2020, 11:23 -
Rasti i dyshuar rezultoi negativ, Manastirliu: Asnjë i infektuar me koronavirus në Shqipëri! Jo koha për mbyllje të shkollave e kufijve me Italinë (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri dhe se risku është i ulët sa nuk ka vend për mbylljen e shkollave apo të kufijve me Italinë. Ministrja bën apel për të mos përhapur panik dhe për t'i marrë informacionet vetëm në rrugë zyrtare. Sipas saj nuk ka mungesë të maskave mbrojtëse, ndërsa ka mjaftueshëm furnizime me kite për analizat e koronavirusit në laboratorin e ISHP. Numri i gjelbër 127: Ka njësi me kapacitete për të pritur çdo telefonatë.
24 Shkurt 2020, 07:54