Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se masat e marra në lidhje me koronavirusin janë në kuadër të rekomandimeve të OBSH ndërsa shtoi se kontrollet dhe ndërtimi i strukturës ka nisur që para nisjes së emergjencës globale.
"Ne bazohemi në fakte dhe në atë që ekspertetë janë duke hulumtuar. Një rast i prekur duhet të ketë kaluar në të gjitha protokollet dhe të jetë i konfirmuar. Kur ne themi se Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast me koronavirus i referohemi evidencës së kësaj sëmundjeje. Ne po shtojmë masat nëpërmjet kontrolleve të përcaktuara ndërkombëtarisht. Po veprojmë për të zbatuar rekomandimet e OBSH. OBSH përckaton rastin se kur kemi rastin e parë me koronavirus. Sfida është kapja e hershme e rastit. Prandaj ne kemi vendosur alertin dhe survejancën që nga pikat kufitare deri në qendrat shëndetësore. Nuk është vetëm sfida jonë. Pas zbulimit në paralel hetimi dhe kontaktet e më pas izolimi dhe karantinim i janë masa të përforcuara nga dje. Ne kemi planin nga momenti i parë deri në vijimin. Qytetarët duhet të kenë besim në raport me masat dhe kapacitetet. Të gjtha masat janë në proporcion me shkallën e rriskut. Masat nuk të lënë as të gabosh as të mos marrësh masa e të flesh mbi dafina. Ne e kemi nisur punën përpara se OBSH të shpallte emergjencën globale. Ne dimë se si do veprojmë në skenarin 1 dhe në skenarin final. Jemi në kontakt me OBSH, por kjo nuk do të thotë që ne të vihemi në panik. Situata po ndiqet sipas protokolleve ndërkombëtare dhe nga ato shtete që ndoshta janë të prekura', tha Manastirliu.
Lajmi kryesor:
Rasti i dyshuar rezultoi negativ, Manastirliu: Asnjë i infektuar me koronavirus në Shqipëri! Jo koha për mbyllje të shkollave e kufijve me Italinë (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.5%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12562
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pista e re e atletikës, Manastirliu: Investim strategjik për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Universitetin e Sporteve
15 Shkurt, 15:49
-
Rreth 100 studentë nga Shqipëria marrin pjesë në një 'Audiencë të Përgjithshme' të Papa Françeskut në Vatikan, të pranishëm edhe ministrat Hasani e Manastirliu
5 Shkurt, 15:25
-
Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025
4 Shkurt, 20:15
-
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Opozita 'shejtan' po uajnë rolin e hudhrës
3 Shkurt, 13:27
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37