-
Ekzekutoi motër e vëlla në pritë! Policia kontroll me dron dhe 5 mln lekë kush jep info për kapjen e ish-burrit vrasës në Rrëshen
Fatmir Kolecaj vrau ish-bashkëshorten, Esmeralda Filopati 36 vjeçe, nënë e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç. RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet në zonë për të bërë të mundur kapjen e autorit. Esmeralda dhe Kolecaj ishin divorcuar 3 vite më parë. Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsa mbrëmë i vëllai kishte shkuar ta merrte tek puna, por teksa po ktheshin në shtëpi në oborr janë qëlluar për vdekje. Familja Filopati hap dyert e mortit
26 Shkurt 2020, 08:14 -
Ish-bashkëshorti vret në oborrin e shtëpisë në Rrëshen nënën e 3 fëmijëve dhe vëllanë e saj, në ndjekje të autorit RENEA e FNSH (VIDEO)
Fatmir Kolecaj 47 vjeç vret ish-bashkëshorten, Esmeralda Filopati 36 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, dhe vëllanë e saj, Vledison Filopati 34 vjeç. Ngjarja e rëndë në Kodër Rrëshen, Kolecaj i qëlloi me armë në oborrin e shtëpisë së tyre. RENEA dhe FNSH në zonë për të bërë të mundur kapjen e autorit. Esmeralda dhe Kolecaj të divorcuar 3 vite më parë, 47-vjeçari i dënuar më herët me 10 muaj burg për dhunë në familje. Ai kishte kërcënuar edhe njëherë tjetër se do ta vriste me thikë ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte shpëtuar nga fqinjët.
25 Shkurt 2020, 20:59