Mbrëmë i mori jetën, dëshmia e gruas në 2017, kur burri e goditi me tub uji dhe kërcënoi me armë: Do të vras

Mbrëmë i mori jetën, dëshmia e gruas në 2017, kur burri e goditi me tub uji dhe kërcënoi me armë: Do të vras

Esmeralda Filopati dhe vëllai Vledisoni që u vranë mbrëmë

Shqiptarja.com zbuloi mbrëmjen e djeshme faktin se autori i vrasjes së dyfishtë mbrëmë në Rrëshen Fatmir Kolecaj ka qenë dënuar nga gjykata e Lezhës më herët për dhunë në familje. Kolecaj u dënua me një vit e tre muaj për veprat penale "dhuna ne familje" dhe "mbajta pa leje e armeve", por që përfitoi uljen me 1/3 e dënimit në 10 muaj burgim. Sot Shqiptarja.com sjell zbardhjen e vendimit ku tregohet kronologjia e plotë e ngjarjes, si e dhunoi dhe më pas e kërcënoi me armë, Kolecaj gruan e tij, ndërsa mbrëmë i mori jetën.

Vendimi i plotë për dënimin e autorit
Prokurorise rreth ores 16.00 te dates 12.7.2017, ne banesen bashkeshortore ne fshatin Zejmen te rrethit Lezhe, duke perdorur nje tub uji, me dashje i pandehuri Fatmir Kolecaj ka goditur bashkeshorten e tij ne pjese te ndryshme te trupit, perkatesisht ne krah, ije dhe gjymtyret e poshtme, duke i shkaktuar kesaj te fundit demtime fizike qe kane sjelle humbjen e perkoheshme te aftesise per pune ne masen deri 9 dite, si dhe ka mbajtur ne banese pa leje te organeve kompetente nje arme zjarri ne gjendje te rregullt teknike, me te cilin po ashtu me dashje, ne daten e oren e mesiperme, ka kercenuar per vrasje bashkeshorten e tij Esmaralda Kolecaj, ndersa keto veprime te pandehurit jane nderprere per shkak se ne banese ka shkuar policia, e cila ka sekuestruar armen e zjarrit dhe arrestuar te pandehurin Fatmir Kolecaj.

Per te provuar keto fakte, Prokuroria i parashtroi Gjykates deklarimet e dhena nga e demtuara Esmeralda Kolecaj perpara policise gjyqesore, proçes-verbalin e keqyrjes se jashtme te bashkeshortes se te pandehurit e kryer prej policise gjyqesore, fotot e demtimeve te jashtme te bashkeshortes se te pandehurit, akt deshmine mjekoligjore ne lidhje me demtimet e pesuara nga bashkeshortia e te pandehurit, proçes-verbalin e kontrollit te baneses se te pandehurit gjate te ciles eshte gjetur arma e zjarrit, foto te armes se zjarrit dhe te vendit ku e ka gjetur policia gjyqesore, proçes-verbalin policor te sekuestrimit te armes se zjarrit, akt-ekspertimin teknik dhe balistik te armes se zjarrit, çertifikata familjare e te pandehurit, proçes-verbalin e arrestimit ne flagrance te pandehurit dhe vendimin e gjykates per vleftesimin e ligjshem te tij dhe caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg”, si dhe deklarimet e te pandehurit ne hetimin paraprak.

Me tej, duke referuar ne deklarimet e te demtuares Esmeralda Kolecaj, provohet se marredheniet basheshortore te saj me te pandehurin Fatmir Kolecaj jane karakterizuar nga grindje e mosmarrveshje, te pasuara nga veprime te dhunes fizike dhe psikike te shkaktuara prej te pandehurit mbi bashkeshorten e tij, te cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar me pare ne polici per arsye se i pandehuri e kercenonte me fjalet “do te vras po njoftove policine” duke shoqeruar perdorimin e ketyre fjaleve me pranine e nje arme zjarri te mbushur prej tij. Rasti i fundit, te cilin e demtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar ne polici, eshte ai i ores 16.00 te dates 12.7.2017, ne te cilen i pandehuri sapo ka hyre ne banese ka filluar te godase me shuplaka bashkeshorten e tij, pastaj ka marre nje tub gome dhe me te e ka goditur ne pjese te ndryshme te trupit per rreth nje ore.

E demtuara Esmeralda Kolecaj ka mundur te telefonoje babain e saj, te cilit i ka bere me dije faktet e mesiperme, ndersa ky i fundit ka njoftuar policine. Ne kete moment i pandehuri ka shkuar ne banjon e baneses dhe ka marre nje arme zjarri qe e mbante pa leje te organeve kompetente, te cilen e ka vendosur ne tavoline, ndersa bashkeshortes se tij i ka thene “te paren do te vras ty pastaj do merrem me ato”. Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve te mesiperme, i pandehuri ka dale bashke me armen ne oborrin e baneses dhe eshte rikthyer ne banese, duke mos e patur armen me vete.

Ne vend-ngjarje kane shkuar forcat policore, te cilat kane marre deklarimet e mesiperme prej te demtuares Esmeralda Kolecaj, kane kryer keqyrjen e jashtme te saj, ku kane konstatuar demtime ne traje skuqje gjatesore te njejte me ate qe rrjedh prej perdorimit te gomes se ujit ne krahun e majte te saj, ne brinjet e krahut te majte, ne shpine dhe ne gjymtyret e poshtme, gjithesej 9 hematoma, nje edeme, nje ekimoze dhe disa gervishje (shih proçes-verbalin dhe fotot). Ne lidhje me keto demtime, eksperti mjekoligjor i caktuar nga sherbimi i policise gjyqesore, ka konkluduar se jane shkaktuar nga nje objekt tubular siq mund te jete goma qe percjell uje dhe kane sjelle humbjen e aftesise se perkoheshme per pune te demtuares Esmeralda Kolecaj ne masen deri 9 dite (shih aktin nr.256 date 13.7.2017).


Lajmi kryesor:

Ekzekutoi motër e vëlla në pritë! Policia kontroll me dron dhe 5 mln lekë kush jep info për kapjen e ish-burrit vrasës në Rrëshen


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima