Italia masa të reja për festat e fundvitit, mbyllen hotelet dhe ndalohen udhëtimet, përjashtohen të moshuarit

Italia masa të reja për festat e fundvitit, mbyllen hotelet dhe ndalohen udhëtimet, përjashtohen të moshuarit

Foto ilustruese

ITALI- Qeveria italiane vendosi të mbyll hotelet dhe vendpushimet në të gjithë vendin nga data 20 dhjetor deri më datë 10 janar.

Autoritetet italiane janë dukë shqyrtuar situatën covidiane për të ndërmarrë masat e duhura për parandalimin e shtimit të rasteve me COVID-19.

Një ndër masave është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga qyteti në qytet, me përjashtim të moshuarve të cilët nëse kanë dëshirë të kalojnë pushimet me familjen e tyre, do ti nënshtrohen një  procedure e cila është ende e panjohura.

Qytetarët  të cilët kthehen nga jashtë shtetit ditët e ardhshme janë të detyruar ti nënshtrohen testit të shpejtë , ndërkohë studentët, punëtorët, turistët do të duhet ti nënshtrohen tamponit që të kenë të drejtën të lëvizin.

Sot ministrat Roberto Speranza dhe Francesco Boccia do të diskutojnë rreth masave të reja me guvernatorët, të cilët janë thirrur të finalizojnë dekretin që është në fuqi deri më katër dhjetor.

Italia aktualisht numëron1.6 milion të infektuar dhe 55,576 viktima si pasojë e Covid-19, ndaj masat ekstreme kufizuese janë domosdoshmëri për mbajtjen nën kontroll të situatës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë