-
-
Koronavirus, çfarë përhapet kur nuk e përdor maskën? Ja pamjet që e dëshmojnë
Një mjek amerikan ka kryer një demonstrim duke u kollitur, kënduar dhe teshtitur në pllakëzat ekzaminuese të baktereve për të parë se çfarë rezulton nga një njeri që mbrohet nga maska dhe një tjetër që nuk e vendos atë. E ka bërë këtë me dhe pa maskë të vendosur në fytyrë dhe rezultatet janë të menjëhershme, të ndryshme dhe shumë domethënëse, pavarësisht se nuk bëhet fjalë për virusin SARS-CoV-2.
28 Qershor 2020, 19:46 -
Mbaron gjendja e fatkeqësisë natyrore, por masat mbeten në fuqi! Manastirliu: Rihapet transporti publik! Maska, e detyrueshme në autobus (VIDEO)
Sot ka përfunduar gjendja e fatkeqësisë natyrore, por kjo nuk duhet të ulë gatishmërinë për të përballuar koronavirusin. Në një dalje për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu prezantoi planin e masave për këtë faze të re të pandemisë. Sipas Manastirliut rregullat nuk do të ndryshojnë, nuk do lejohet grumbullimi dhe do të vazhdojë të jetë në fuqi karantinimi për personat e infektuar me COVID.
23 Qershor 2020, 09:39 -
61 gjoba për shoferët në Durrës, nuk respektuan masat anti-COVID (VIDEO)
61 gjoba janë vendosur për drejtuesit e mjeteve në Durrës, të cilët nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë lidhur me masat anti-COVID. Policia e Durrësit i ka fokusuar kryesisht kontrollet në drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë distancë fizike dhe numrin e personave që mbajnë brenda në makinë.
22 Qershor 2020, 15:54 -
Vlorë, qytetarët e harrojnë COVID-19, mbushin rrugët duke mos ruajtur distancimin social
Edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, qytetarët duket se e kanë harruar koronavirusin. Rrallë shikon ndonjë person që mban maskë, ndërsa rrugët janë të mbushura plot, duke mos ruajtur distancimin social. Vlora aktualisht ka një rast aktiv me Covid-19.
11 Qershor 2020, 13:45 -
-
Qytetarët e Durrësit të ndërgjegjësuar, respektojnë distancimin social (VIDEO)
Ndërsa shumica e qytetarë nuk respektojnë masat kundër koronavirusit, në qytetin bregdetar të Durrësit ndodh e kundërta. Aty qytetarët janë të ndërgjegjësuar, duke respektuar distancimin social. Siç duket edhe nga pamjet, ata presin në radhë për të marrë shërbimin shëndetësor në po
11 Qershor 2020, 12:59 -
Gjirokastër, në rrugë në grumbuj, radha respektohet vetëm në dyqane (VIDEO)
Qytetarët e Gjirokastrës qarkullojnë ma maska dhe pa asnjë lloj distancë në rrugët e qytetit duke rrezikuar të bëhen vatër infeksioni.Ajo që vihet re nga vëzhgimi i Report Tv është se radha dhe distanca respektohet vetëm kur hyn në dyqane, ndërsa jashtë tyre virusi harrohet nga qytetarët.
11 Qershor 2020, 10:31 -
Fier, pensionistët harrojnë virusin, mbushin lulishtet e parqet pa maska e distancë sociale (VIDEO)
Report Tv ka bërë një vëzhgim në qytetin e Fierit, se si respektohet masat anticovid të vendosur nga qeveria për të ruajtur shëndetin dhe parandaluar përhapjen e infeksionit dhe ajo që u vu re është se asnjë qytetar nuk respekton distancë, nuk mban maska dhe nuk shmang kontaktin fizik.Mungesa e masave më e theksuar vihet re te
11 Qershor 2020, 10:30 -
