-
Nesër Pika Kufitare e Kakavijës pjesërisht e mbyllur, pala greke në grevë! Kategoritë që do lejohen të kalojnë
Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.
23 Nëntor 2020, 13:12 -
Më pak se 10 persona bashkë! Vëzhgimi i Report Tv, në Tiranë e pamundur, qytetarët ngjeshur në urbanë
Jo më shumë se 10 veta në një ambient të mbyllur apo të hapur nuk vlen kur flasim për transportin urban. Është një nga problemet më shqetësuese në këtë situatë pandemie në Tiranë, por që çuditërisht askush nuk po ndërhyn për ti dhënë një zgjidhje . Nga vëzhgimi i Report Tv shihet se ky vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk do të jetë fort i zbatueshëm.
18 Nëntor 2020, 15:45 -
COVID/ 'Koha për të vepruar nuk pret më', Meta, propozime Qeverisë: Katër kategoritë që duhet të testohen menjëherë
Presidenti Meta thotë se testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19.
16 Nëntor 2020, 15:17 -
-
Policia ndëshkon 609 qytetarë në të gjithë vëndin,nuk mbanin maskën në rrugë/ Shoqërohen 8 qytetarë
Ditën e sotme 609 qytetarë u ndëshkuan me gjobë 3.000 lekë pasi qarkullonin pa maskë në rrugë.Gjithashtu është gjobitur dhe administratori i një lokalali me 1.000.000 lekë për muzikën pas ores 20:00, si dhe për mosrespektimin e masave anticovid .
4 Nëntor 2020, 14:52 -
-
Protesta në Gjermani, pro dhe kundër masave kufizuese
Mijëra demonstrues në Gjermaninë jugore protestuan kundër kufizimeve të koronavirusit gjatë fundjavës, megjithëse organizatorët dështuan të mobilizonin njerëz të mjaftueshëm për të krijuar një zinxhir njerëzor rreth Liqenit të Konstancës.
4 Tetor 2020, 14:39 -
'Harrohet' COVID! Në lokal pa maskë, Report Tv vëzhgim në baret dhe restorantet e kryeqytetit
Restorantet dhe lokalet nisën sot të vënë në funksion edhe hapësirat e brendshme. Por nga një vëzhgim i Report Tv hapja e tyre nuk është shoqëruar me masat kundër sëmundjes së Covid. Në disa lokale nuk respektohet distanca e sigurisë, vazhdon të aplikohet vetëshërbimi, si dhe nuk mbahet maskë.
1 Tetor 2020, 17:54 -
Kushi inspektim në shkolla: Të penalizohen mësuesit e nxënësit kur nuk respektojnë masat Anti-COVID
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në inspektimin e saj të parë në terren zhvilloi disa takime në shkollat e Tiranës. Ajo u bëri thirrje drejtuesve që të aplikojnë masa ndëshkuese për mësuesit e nxënësit që nuk respektojnë masat anticovid.
28 Shtator 2020, 15:14 -
-
Protesta në Europë kundër masave anticovid, thyerje e rregullave të karantinimit: Gjoba deri në 10 000 paund në Britani (VIDEO)
Pas Berlinit e Romës, tanimë edhe Londra dhe Bukureshti u janë shtuar kryeqyteteve europiane që protestojnë kundrejt masave parandaluese për përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Shumë qytetarë londinezë u përleshën me policinë ndërkohë që edhe në Rumani po protestohet.
20 Shtator 2020, 15:27 -
Fillimi i vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë: Strukturat e shëndetit janë gati, respektoni rregullat anticovid
Dy ditë nga nisja e e vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për nxënësit dhe prindërit që strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri. Përmes një videomesazhi, ministrja Ogerta Manastirliu i bëri apel mësuesve dhe nxënësve që të respektojnë sa më shumë masat mbrojtëse nga koronavirusi në ambientet e shkollës.
12 Shtator 2020, 11:32 -
Hapja e shkollave nën masat anti-covid, ja si u përshtatën fëmijët që i drejtohen bankave nga Wuhan në Londër e Kanada (Foto)
Nga Kanadaja në Francë dhe nga Londra në Wuhan, epiqendra e pandemisë së koronavirusit, nxënësit dhe studentët iu kthyen shkollave të 'armatosur' me maska dhe dezinfektues.
1 Shtator 2020, 15:22 -
-
-
-
-
Koronavirus, çfarë përhapet kur nuk e përdor maskën? Ja pamjet që e dëshmojnë
Një mjek amerikan ka kryer një demonstrim duke u kollitur, kënduar dhe teshtitur në pllakëzat ekzaminuese të baktereve për të parë se çfarë rezulton nga një njeri që mbrohet nga maska dhe një tjetër që nuk e vendos atë. E ka bërë këtë me dhe pa maskë të vendosur në fytyrë dhe rezultatet janë të menjëhershme, të ndryshme dhe shumë domethënëse, pavarësisht se nuk bëhet fjalë për virusin SARS-CoV-2.
28 Qershor 2020, 19:46 -
Mbaron gjendja e fatkeqësisë natyrore, por masat mbeten në fuqi! Manastirliu: Rihapet transporti publik! Maska, e detyrueshme në autobus (VIDEO)
Sot ka përfunduar gjendja e fatkeqësisë natyrore, por kjo nuk duhet të ulë gatishmërinë për të përballuar koronavirusin. Në një dalje për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu prezantoi planin e masave për këtë faze të re të pandemisë. Sipas Manastirliut rregullat nuk do të ndryshojnë, nuk do lejohet grumbullimi dhe do të vazhdojë të jetë në fuqi karantinimi për personat e infektuar me COVID.
23 Qershor 2020, 09:39 -
61 gjoba për shoferët në Durrës, nuk respektuan masat anti-COVID (VIDEO)
61 gjoba janë vendosur për drejtuesit e mjeteve në Durrës, të cilët nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë lidhur me masat anti-COVID. Policia e Durrësit i ka fokusuar kryesisht kontrollet në drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë distancë fizike dhe numrin e personave që mbajnë brenda në makinë.
22 Qershor 2020, 15:54
