-
Murgu i një manastirit "Burimi Jetëdhënës" në Dhërmi të Vlorës është kapur me një pistoletë lodër çakmak. Efektivët e policisë ushtruan një kontroll në manastir, ku pistoleta lodër çakmak u gjend përkatësisht në dhomën e murgut.
19 Tetor 2021, 20:59 -
Prerje 500-she, 'tufa' e parave që iu gjetën në shtëpi ish-drejtorit të Kadastrës së Vlorës! U arrestua si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë
18 Tetor 2021, 21:47100 kartëmonedha 500 euro i janë gjetur ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodjan Troci, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme. 'Tufa' e parave u gjet një ditë më parë në banesën e Trocit, ndërsa po ashtu, veçmas u gjet edhe shuma tjetër prej 15 mijë eurosh.
-
-
-
-
-
Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë,arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 65 mijë euro në banesë
17 Tetor 2021, 19:43Është arrestuar ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci i cili u dorëhoq disa ditë më parë. Ai akuzohet si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi. Gjykata e Vlorës më herët la në burg Bardhyl Gjikën drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë. Ata dyshohet se kanë kryer falsifikimin e një numri të konsiderueshëm dokumentash pronësorë gjatë viteve 2019-2021.
-
Falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi dhe inskenuan vjedhjen e dosjeve, burg për Bardhyl Gjikën dhe Spiro Dunin, lihet i lirë specialisti
17 Tetor 2021, 09:43Gjykata e Vlorës ka dhënë masën 'Arrest me burg' për drejtorin e administrimit të mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, ndërsa ka lënë në masën detyrim paraqitje për specialistin Kreshnik Mino. Arrest me burg është vendosur edhe për 51-vjeçarin Spiro Duni, seanca e të cilit u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
-
Nga Brindisi mbërrijnë në Vlorë 3 veliera me ndihma nga Italia për shtëpinë e fëmijëve jetimë në qytet
16 Tetor 2021, 19:573 veliera me ndihma për fëmijët jetimë të Vlorës janë nisur nga Porti i Brindisit për të mbërritur në orën 18:00 në qytetin bregdetar. Përmes misionit humanitar "TERABITHIA ALBANIA 2021", pasi kanë sjellë disa dhurata për qendrën e fëmijëve jetim në qytetin e Vlorës.
-
PD: Qeveria mban mbyllur godinën e re për shkollat e Sarandës, Eco Kampus, pasojat i vuajnë fëmijët
16 Tetor 2021, 14:15Deputetja e PD-së, Ina Zhupa akuzon qeverinë se me keqqeverisjen e saj po ndëshkon fëmijët duke i lënë të mësojnë me turne, në një kohë që mund të përdorin godinën Eko Kampus në Sarandë që është ndërtuar pikërisht si një kompleks mësimor.
-
Sarandë/ I vodhi celularin një qytetareje, bie në pranga autori
15 Tetor 2021, 13:01Një qytetare në fshatin Metosh të Sarandës ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme, ku një i ri i ka vjedhur celularin. për pasojë policia ka arrestuar autorin, i cili wshtw identifikuar si E. L., 26 vjeç.
-
U kap me 5.4 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë
15 Tetor 2021, 12:47Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi iu gjetën në banesë 5.4 kg lëndë narkotike. Efektivët e policisë ushtruan kontroll në banesën e 25-vjeçarit dhe rezultuan se kishte lëndë narkotike, arsye për të cilën i riu ra në pranga.
-
-
-
Nëna 31-vjeçare rrëfen në lot betejën me kancerin e gjirit: Po luftoj për 2 fëmijët e mi! Gratë dhe vajzat të bëjnë kontrolle të vazhdueshme
14 Tetor 2021, 19:05Fati, një 31-vjeçare nga Vlora po përballet me sëmundjen e rëndë të tumorit të gjirit. Forcën për ta mundur e gjen tek dy vajzat e saj të vogla, të cilat do t’i shijojë teksa rriten. Një apel e ndan për të gjitha vajzat në moshën e saj, sesi vetëm një kontroll tek mjeku mund të shpëtojë jetë.
-
-
Operacioni ‘Bregdeti Ynë’ në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, shemben 60 objekte pa leje gjatë shtatorit
14 Tetor 2021, 17:55Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në bregdet, vetëm në muajin shtator janë shembur 60 objekte të ndërtuara pa leje ose në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë.
-
Gjendet një skaf 11m i gjatë në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari që e kishte fshehur në një magazinë, dyshohej se do përdorej për trafik
14 Tetor 2021, 14:14Një skaf 11 metra i gjatë, pa motorë, është gjetur në Vlorë në një magazinë në Pyllin e Sodës. Policia ka arrestuar pronarin e skafit Arjan Meçe, 52-vjeç, pronar i skafit, pasi e kishte fshehur dhe i dorëzoi policisë një faturë fiktive shitjeje.
-
E humbur prej 6 ditësh, gjendet i dekompozuar trupi i 71-vjeçares në afërsi të molit të Petroliferës në Vlorë
13 Tetor 2021, 09:09Është gjetur i dekompozuar trupi i një 71-vjeçare në Vlorë, e cila ishte shpallur e humbur nga familjarët që prej 6 ditësh. Trupi i Nadire Nelaj, ish-mësuese, e cila vuante nga skleroza, u gjet nga peshkatarët në afërsi të molit të Petroliferës.
-
Sherr me thika në Vlorë, dy të plagosur përfundojnë në spital, një në gjendje të rëndë
12 Tetor 2021, 19:29Një konflikt mes dy personave në Vlorë, ka përfunduar në përdorimin e thikave, dhe për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur. Mësohet se në lagjen ’24 Maji’, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse Kujtim Saliaj, 63-vjeç dhe Jetnor Hoxha, 48 vjeç, të dy banues në Vlorë