-
Bashkia e Vlorës synon të krijojë një shoqëri tregtare me emrin “Vlora Invest”, e cila do të menaxhojë pronat publike dhe plazhet e qytetit. Projektvendimi nuk kaloi në Këshillin Bashkiak për shkak të mungesës së kuorumit. Opozita është shprehur kundër, duke argumentuar se përmes kësaj shoqërie çdo vendim që lidhet me pronat publike do merret nga kryebashkiakja, pa kaluar në Këshillin Bashkiak.
27 Shkurt, 19:12 -
Spektakël në det, foka e rrallë shfaqet në ujërat e Sazanit (VIDEO)
27 Shkurt, 16:51Foka është parë duke u ushqyer me oktapod dhe duke qenë se kjo nuk është hera e parë që vihet re prania e saj, mendohet se mund të jetë banore e përhershme e këtyre ujërave.
-
Investim 4.4 milion euro për menaxhimin e mbetjeve në landfillin e Bajkajt, Rama: Zgjidhje afatgjatë për 12 bashki në Gjirokastër dhe Vlorë-Jug!
27 Shkurt, 16:03Projekti do të sigurojë zgjidhjen afatgjatë për trajtimin e mbetjeve për 12 bashki të qarkut Gjirokastër dhe zonës Vlora-Jug, duke garantuar kapacitete përballuese deri në vitin 2040.
-
Vlorë/ Nis ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta, kryebashkiakja: Të prekurve do t’i japim bonus qiraje ose banesa sociale
26 Shkurt, 14:43Ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve në qytet do të vijojnë dhe do të shtrihen në kohë, me qëllim largimin e të gjitha strukturave të ndërtuara mbi kolektor dhe evitimin e problematikave që ato shkaktojnë.
-
-
U përplas disa ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë i moshuari në Vlorë! Dalin pamjet nga momenti kur automjeti ‘e fluturon’ në ajër (VIDEO)
25 Shkurt, 22:45Hodaj u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ku ndodhej në koma prej disa ditësh, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
-
Peshkatarëve të Vlorës u shpërblehet mundi, qytetarët 'dynden' në Lungomare për të blerë peshk: Çdo gjë e freskët është më e shijshme
25 Shkurt, 16:52Dhjetëra qytetarë, por edhe të huaj që jetojnë në Vlorë, i janë drejtuar zonës së Lungomares për të blerë peshk të freskët. Sipas tyre, peshku i kapur me rrjeta nga peshkatarët vendas është shumë i freskët, por edhe me çmim më të lirë krahasuar me atë që tregtohet në subjektet tregtare.
-
-
Vlorë/ Lokali në 'Lungomare' përfshihet nga flakët, nuk dihen shkaqet
23 Shkurt, 20:23Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.
-
Parkimi i dyfishtë dhe zaptimi i hapësirës publike, Policia aksion në Vlorë! Gjoba ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat
23 Shkurt, 17:01Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parkimin në kundërshtim me ligjin, duke theksuar se respektimi i hapësirës publike është përgjegjësi e përbashkët
-
-
-
Superliga/ Flamurtari në krizë totale, Partizani e përmbys 1-2 në Vlorë! Trajneri Moriero përfundon në spital
23 Shkurt, 11:16Francesco Moriero, trajneri 56-vjeçar i Flamurtarit nuk e drejtoi ekipin nga stoli pasi u shtrua në spital prej ankthit. Pozitat e tij janë lëkundur te vlonjatët.
-
Iu gjetën 57 kg kanabis dhe armë në banesë, dy të arrestuar në Vlorë (EMRAT+VIDEO)
23 Shkurt, 08:52Dy persona u arrestuan në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brotherhood” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
-
Vetëm 17% e demokratëve votuan, Matilda Qurku zgjidhet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Sarandë
22 Shkurt, 19:41215 anëtarë të PD-së Sarandë morën pjesë në votime nga 1280 me të drejtë vote.
-
Punimet në rrjet, të martën ndërpritet furnizimi me ujë në zonën bregdetare në Vlorë
22 Shkurt, 18:48Ndërprerja do të prekë 5 zona: Ujë i Ftohtë, Lungomare, “10 Korrikut”, Kalaja dhe Jonufra, ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë ujë përgjatë pasdites. Mëngjesin e së mërkurës, furnizimi do të vijojë normalisht.
-
Plasaritje të tjera të rrugës që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, shkak dyshohet lëvizja e sipërfaqes së malit (VIDEO)
22 Shkurt, 09:30Rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën ka pësuar një tjetër çarje, në një segmanet tjetër. Sipas specialistëve ka lëvizuar sipërfaqja e malit dhe kjo ka shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe si pasojë çarje të rrugës.
-
Turbullohen ujërat e kristalta të Ksamilit, shkak punimet për ndërtimin e shëtitores (PAMJE ME DRON)
21 Shkurt, 16:12Pamjet tregojnë ndërhyrje të drejtpërdrejta në breg dhe mbushje me materiale inerte dhe balte, të cilat, me rritjen e dallgëve, janë shpërndarë në ujë duke ndryshuar ngjyrën dhe pastërtinë karakteristike të zonës. Ksamilit, i njohur për ujërat e kristalta dhe potencialin turistik, po përballet me një situatë që ngre pikëpyetje mbi ndikimin mjedisor të punimeve.
-
-
Policia godet abuzimet në transportin e pasagjerëve në Vlorë, gjoba dhe heqje licencash për shkelësit
20 Shkurt, 15:03Policia zbriti në terren në hyrje të Vlorës, duke kryer kontrolle të befasishme për taksi, fugona dhe autobusë që merrnin pasagjerë jashtë rregullave.