-
Publikohet Lista përfundimtare e Zgjedhësve, më 25 prill thirren për të votuar gati 3.6 milionë shqiptarë! 1098 të bllokuar nga dekriminalizimi
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civili ka publikuar listat përfundimtare të votuesve. Rreth 3.6 milionë shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, kanë të drejtë vote. Por janë 1,098 individë që kanë humbur të drejtën e votës, për krimet që ata kanë bërë referuar ligjit të dekriminalizmit
17 Mars 2021, 10:53 -
Publikohet ekstrakti i 5-të i listave zgjedhore të 25 Prillit, Ministria e Brendshme: Verifikoni emrin tuaj në e-albania
Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Ministria e Brendshme shkruan se zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësitë administrative duhet të printojnë ekstraktin e përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.
1 Shkurt 2021, 09:25 -
Publikohet lista e parë e zgjedhjeve të 25 prillit 2021! Të drejtë vote 3.608.003 shtetas, 50.5% meshkuj dhe 49.5 femra
Ministria e Brendshme ka publikuar këtë të hënë ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021. Në këtë listë me të drejtë vote rezultojnë 3.608.003 qytetarë. Tashmë njësitë bashkiake do duhet të bëjnë publikim periodik të listës së votuesve të përditësuar deri në listën përfundimtare.
5 Tetor 2020, 14:45 -
Akuzat e PD për manipulimin e listave të zgjedhësve, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile për Report Tv: Të qëllimshme, asnjë zhvendosje s'është bërë pa dëshirën e qytetarëve
Në një lidhje telefonike për Report TV, Doracaj tha se këto akuza janë të pabaza dhe të qëllimshme për të prishur imazhin e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa theksoi se lista e zgjedhësve këtë vit do të jetë i një standardi nga më të lartit deri më sot. Ai tha se qytetarët do të vijojnë të votojnë aty ku kanë votuar herën e fundit dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.
4 Tetor 2020, 10:58