Akuzat e PD për manipulimin e listave të zgjedhësve, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile për Report Tv: Të qëllimshme, asnjë zhvendosje s'është bërë pa dëshirën e qytetarëve

Bledar Doracaj, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile ka hedhur poshtë akuzat e PD-së se po manipulohet listat e zgjedhësve me ndryshimin e qendrave të vendbanimit të tyre, akuza që janë shoqëruar edhe me një padi ndaj ministrit Sandër Lleshaj. Në një lidhje telefonike për Report TV, Doracaj tha se këto akuza janë të pabaza dhe të qëllimshme për të prishur imazhin e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa theksoi se lista e zgjedhësve këtë vit do të jetë i një standardi nga më të lartit deri më sot. Ai tha se qytetarët do të vijojnë të votojnë aty ku kanë votuar herën e fundit dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.

"Më lejoni të sqarojë edhe një herë që askush dhe asnjëri nga qytetarët shqiptar që plotëson kushtet për të votuar nuk është zhvendosur nga qendra e votimit ku ka kryer votimet për herën e fundit. Ajo që ka ndodhur është një proces i përditshëm që kryen gjendja civile dhe nuk bëhet pa dijeninë e vetë banorëve. Shërbimi i gjendjes civile nuk ka zhvendosur askënd pa dijeninë e tij dhe pa plotësuar një procedurë ligjore", tha Doracaj

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civili tha se asnjë vendbanim nuk është ndryshuar pa dëshirën e qytetarëve dhe se për ndërrimin e saj ka një procedurë ligjore që nuk mund të bëhet fshehurazi.  Saktësimi i adresave të banimit është një procedurë që sipas Doracaj ka nisur që në fund të viti të kaluar dhe se deri më sot nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët.

"Ky është një proces që ka nisur në fund të vitit të kaluar dhe ne kemi zbatuar ligjin. Ftojmë qytetarët që të zbatojnë ligjin pasi e kanë detyrim të deklarojnë banesën e tyre reale dhe jo atë virtuale. Ankesat kanë qenë sporadike dhe janë zgjidhur që në fillim të janarit 2020. Saktësimi i adresave dhe vendbanimit është një procedurë që ka vite që ndodh. Një qytetar që do të ndryshojë vendbanimin paraqitet tek gjendja civile, plotëson dokumente dhe regjistrohen në atë vendbanim që është. Deri më sot në lidhje me këtë nuk ka pasur asnjë ankesë që ti jetë ndryshuar vendbanimi pa dijeninë e tij", tha për Report Tv, Doracaj.

Doracaj tha se nesër publikohet nga Ministria e Brendshme dhe Gjendja Civile ekstrakti i parë i listës së zgjedhësve dhe se çdo qytetarë mund të gjej emrin aty dhe të kuptojë  që do të votojë në të njëjtën qendër votimi. Ai tha se nëse ka paqartësi apo ankesa gjendja civile është në dispozicion  24 orë për të sqaruar çdo gjë. Gjithashtu sipas tij qytetarët mund të verifikojnë lehtësisht qendrën e votimit në e-Albania.

"Qytetarët duhet të saktësojnë adresën e tyre dhe askujt nuk i është ndryshuar qendra e votimit. Çdo qytetar mund ta verifikojë lehtësisht qendrën e tij të votimit në e-Albania. nesër Ministria e Brendshëm dhe Gjendja Civile publikon ekstraktin e parë të listës së zgjedhësve dhe kushdo që nuk gjen emrin ti drejtohet gjendjes civile dhe të shoh se asgjë nuk ka ndodhur, ato janë thjeshtë akuza të pabaza dhe të qëllimshme nga PD për të dëmtuar zgjedhjet dhe listat e zgjedhësve", u shpreh ai.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiktiku: 04/10/2020 18:26

    Po ik o legen mos ja fut kot, une vajta te merrja certifikare aty ku e marr prej 15 vitesh dhe me kishin shpengulur pa dijenine time

    Përgjigju
  • Hajdutet e kuq!: 04/10/2020 12:20

    Po Prec Zogajn me deshiren e kujt e cuat ne Lezhe pas 30 vjetesh qe voton ne Tirane dhe pa e njoftuat e pyetur. Dy gjera ka ketu, ose jeni te paafte ose jeni mashtrusa. Legena te kuq, e vodhet kete popull dhe e degdiset rrugeve. I humbet shpresen me arrogancen dhe hajnine tuaj. Turp i madh!

    Përgjigju
  • Europ: 04/10/2020 11:33

    BABALIA. Si gjithmon i njejti avas.

    Përgjigju
  • Dori: 04/10/2020 11:00

    Haha o dorac, po prec zogaj donte me shku me votu ne lezhe a

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja