Publikohet lista e parë e zgjedhjeve të 25 prillit 2021! Të drejtë vote 3.608.003 shtetas, 50.5% meshkuj dhe 49.5 femra

TIRANË- Ashtu siç paralajmëroi dhe ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj data 5 tetor ka sjellë dhe publikimin e ekstraktit të parë të listës së zgjedhjeve të 25 prillit. Nga të dhënat paraprake të gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas.  

"Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas. Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra", Doracaj.

Tashmë njësitë bashkiake të gjendjes civile do duhet të afishojnë në mënyrë periodike listën e votuesve të firmosur nga kryetari i bashkisë përkatëse deri në e printimin e listës përfundimtare të zgjedhësve. Më pas qytetarët do duhet të bëjnë verifikimet emrin e tyre në këto lista proces ky që mund të kryhet dhe online përmes portalit e-Albania.

Përpilimi i listave të votuesve për zgjedhjet e 25 prillit 2021 është shoqëruar me shumë akuza nga ana e PD-së.  Kjo e fundit pretendon se ministria e brendshme ka  manipuluar listat e zgjedhësve me ndryshimin e qendrave të vendbanimit të tyre. Këto akuza të opozitës  u shoqëruan edhe me një padi ndaj ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj. 

Deklarata e plotë
Ministria e Brendshme publikon sot, sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021.  Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas. Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.  Ky ekstrakt firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun. 

Duke nisur nga data 7 Tetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të para të zgjedhësve. Listat zgjedhore me të njëjtat kritere, do të printohen dhe publikohen në mënyrë periodike, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, deri në gjenerimin dhe printimin e listës përfundimtare të zgjedhësve.

Çdo qytetar mundet të verifikojë online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania dhe pranë çdo mjedisi ku listat do të jenë të afishuara nga bashkitë përkatëse. Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme ([email protected]) Ministria e Brendshme dhe DPGJC, ashtu sikurse deri tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor që rrjedh në bazë të Kodit Zgjedhor, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muharrem: 23/01/2021 17:31

    Është shumë vështirë të frenohet makineria e shitblerjes së votës,metodat janë perfeksionuar më shumë dhe besoj shumë se sërish ky fenomen i rëndomtë do të funksionojë!Sigurisht,që është tepër e turpshme,por nuk po pyet njeri për të!

    Përgjigju
  • Spartak: 03/11/2020 18:16

    Joe Biden,se politika e tijeshte me afer njerezve te thjeshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja