Publikohet Lista përfundimtare e Zgjedhësve, më 25 prill thirren për të votuar gati 3.6 milionë shqiptarë! 1098 të bllokuar nga dekriminalizimi

Rreth 3.6 milionë shqiptarë pritet t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka publikuar ekstraktin përfundimtar të listës, ndërsa në mesin e tyre bie në sy numri prej 1,098 personash, të cilët nuk mund të votojnë për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Pas 40 ditësh, 3 milionë e 588 mijë e 869 shqiptarë zgjedhin 140 parlamentarët e rinj. Numri më i madh i votuesve janë meshkuj, saktësisht 50.5% e tyre, ndërsa pjesa tjetër prej 49.5% janë femra. Për herë të parë do të hedhin votën e tyre 107 mijë e 024 shqiptarë, të cilët kanë mbushur moshën madhore, që i lejon të zgjedhin dhe të zgjidhen. Shifra prej më shumë se 100 mijë të rinjsh është më se faktor në zgjedhje dhe me ndikim direkt në rezultatin përfundimtar.

Megjithatë, jo të gjithë shqiptarët mund të shkojnë të votojnë. Për shkak të ligjit të dekriminalizimit, një numër total prej 1,098 individësh, jo vetëm nuk mund të zgjidhem, por edhe nuk mund të zgjedhin, duke humbur në këtë mënyrë të drejtën e votes për shkak të krimeve që kanë kryer, genocid, krime kundër njërëzimit, krime lufte, vrasje me dashje, vrasje për gjakmarrje, e më gjerë.

E rëndësishme për të votuar është që të gjithë shqiptarët të mund të dinë qendrën e tyre të votimit, pasi në total në të gjithë vendin janë 5 mijë e 199 të tilla. Për të kontrolluar qendrën e votimit mjafton një kërkim i thjeshtë në portalin e-Albania. Report TV sjell përmes një mënyre grafike formën se si mund të kërkohet emri tuaj për qendrën e vitimit. Mjafton plotësimi i fushave emër, atësi dhe mbiemër dhe shfaqen në mënyrë të përpiluar njësia administrative, bashkia, kodi zgjedhor, numri rendor në listë dhe adresa e saktë e qendrës tuaj të votimit.

Në zgjedhjet e 25 prillit janë rreth 900 mijë shqiptarë që rrezikojnë të mbeten pa votuar, për shkak të përfundimit të afatit të kartave të identitetit.

Pavarësisht se akoma nuk ka një vendim zyrtar për vlefshmërinë e tyre deri në datën 30 prill, duket se ka një vullnet politik për t’a bërë një gjë të tillë. Përveç Partisë Demokratike, e cila ka kërkuar shtyrje të afatit të ID-ve, të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Presidenti Ilir Meta dhe Kryekomisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në një dalje publike vullnetin për shtyrje e ka shfaqur edhe Kryeministri Edi Rama, pavarësisht se deri tani nuk ka një vendim përfundimtar.

Shifrat më të rëndësishme të listës së zgjedhësve:

3,588,869 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës

50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % e tyre janë votues femra

107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë

1,098 shtetas janë të bllokuar si shkak, apo si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat