-
Himarë/ Riaktivizohet zjarri në kodrat e Pilurit, vijon ndërhyrja me helikopter! Vatër edhe në Kudhës, rrezikohet një banesë
Është riaktivizuar zjarri i cili përfshiu një ditë më parë kodrat me ullinj në Pilur. Zjarri i favorizuar dhe nga era, ka përparuar duke djegur shkurre por dhe pemë që ndodhen në atë zonë, por duke u ngjitur edhe me lart në mal. Flakë edhe në fshatin Kudhës, rrezikon një banesë. Vijon ndërhyrja me helikopter nga ajri. Tre mjete zjarrfikëse nga terreni, edhe prefekti ndjek situatën nga afër.
22 Qershor, 11:12 -
Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna
Tirana ka avantazhin që ka një përqindje më të madhe të zënies gjatë gjithë vitit, ndryshe nga bregdeti, ku kërkesa më e lartë është në muajt e verës. Kryeqyteti kishte një normë zënieje prej 53% si mesatare e 2024-s, ose gjysmën e muajit, përkundrejt 40% të Vlorës dhe 42% në Durrës.
22 Qershor, 10:37 -
Zjarr në Pilur të Himarës, flakët pranë ullishteve! Zjarrfikësit në terren, pritet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)
Zjarri ka përfshirë zonën malore të Pilurit në Himarë, duke u afruar flakët pranë ullishteve të zonës. Zjarrfikësit po punojnë me pompa shpine dhe pritet ndërhyrje nga ajri.
21 Qershor, 19:06 -
Vëzhgimi i Report Tv/ Plazhet publike të Vlorës mes plehrave dhe betonit të Lungomares! Në Shëngjin kushte më të mira, por me pagesë
Të shumtë janë pushuesit në Vlorë që zgjedhin të pushojnë në plazhet publike. Ato janë falas por mungon pastërtia dhe rregulli. Ndërsa në Shëngjin, bashkia po i mirëmban plazhet publike, duke vendosur çadra e shezlonë. Ndryshe nga Vlora, plazhet publike te Lezhës jane me pagesë.
21 Qershor, 14:52 -
-
-
Pengojnë projektin e Lungomares, IKMT shemb e objektin në Radhimë në mes të sezonit! Tavolinat e lokaleve hiqen nga trotuaret e shëtitores në Vlorë (VIDEO)
Çfarë i bën anormale këto operacione të IKMT, është koha në të cilën po zhvillohen. Shumica e objekteve që janë shembur dhe pritet të shemben janë afër bregdetit, duke shqetësuar shumë pushuesit të cilat kanë zgjedhur plazhin e Vlorës për t’u relaksuar.
21 Qershor, 10:30 -
-
Vlorë/ Policia kontrolle në bare dhe disko për ndotjen akustike, gjoba deri në 4 mln lekë për shkelësit (VIDEO)
Policia e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në disa lokale nate dhe ambiente të muzikës në qytet, në kuadër të masave për parandalimin e ndotjes akustike. Aksioni është ndërmarrë nga efektivë të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe është përqendruar kryesisht në baret dhe diskot që ndodhen në zonat turistike dhe përgjatë Lungomares.
20 Qershor, 22:13 -
VIDEOLAJM/ Delfinët mahnisin turistët në Gjirin e Gramës, shoqërojnë skafin turistik
Gjiri i Vlorës vijon të dhurojë pamje të rralla për pushuesit, ku natyra shpesh ofron surpriza të jashtëzakonshme. Këtë herë, protagonistë u bënë disa delfinë, të cilët shoqëruan një prej skafeve turistike që po lëvizte drejt gjirit të gramës.
20 Qershor, 19:02 -
Vlorë/ Nuk i dha fëmijës mjekimin e duhur, babai denoncon mjeken pediatre, policia nis hetimin
Policia e Vlorë ka nisur hetimimin për një mjeke pediatre, pasi nuk i ka dhënë mjekimin e duhur një fëmije. Denoncimi është bërë nga babi i fëmijës, ndërsa fëmija është dërguar më pas për të marr mjekim në Tiranë.
20 Qershor, 15:31 -
Breshka ‘Caretta caretta’ viziton pushuesit në plazhin e Sarandës, e mbrojtur nga ligjet ndërkombëtare dhe në rrezik (FOTOT)
‘Caretta-caretta’ është një lloj i rrezikuar dhe është e mbrojtur nga ligjet ndërkombëtare, pasi numri i saj ka rënë ndjeshëm për shkak të gjuetisë, ndotjes dhe humbjes së habitateve natyrore. Kjo breshkë është gjithashtu shumë e rëndësishme për ekosistemet detare, pasi ndihmon në ruajtjen e balancës të jetës në ujë
19 Qershor, 18:29 -
Vlora ‘thahet’ për ujë të pijshëm në kulmin e sezonit, qytetarët: Vjen me pikatore, s’mbushim dot as enët! Prefekti: Shpresoj që Ujësjellesi të dalë nga kjo gjendje
Në kulmin e sezonit turistik, qyteti i Vlorës nuk furnizohet normalisht me ujë të pijshëm. Situatë është më problematike në lagjet Kushtrimi, Pavarësia dhe Stacioni i Trenit. Banorët thanë se uji shkon në çezma me orar të reduktuar. Sakaq, Prefekti i Vlorës deklaron se ndërmarrja e ujësjellësit po punon për të riparuar defektet.
19 Qershor, 16:12 -
Vlorë/ Zjarr në pyllin e Sodës në Zvërnec, tymi ‘pushton’ zonën! Dyshohet i qëllimshëm! Pushuesit largohen nga plazhi (VIDEO)
Një zjarr ka rënë sot në hyrje të fshatit Zvërnec, duke shkaktuar kështu djegien e shkurreve dhe pemëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun.
19 Qershor, 12:15 -
Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët! Hera e tretë brenda qershorit, tymi mbulon zonën
Fusha e mbetjeve në periferi të Vlorës u përfshi sërish nga flakët mesditën e sotme duke krijuar një re të dendur tymi, në kulmin e sezonit turistik. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për neutralizimin e flakëve.
19 Qershor, 11:35 -
Historia e xha Thanasit në 'Një nga ne', agronomi nga Vlora që nuk i ndahet luleve as në pleqëri: Më shtojnë jetën!
Xha Thanasi, agronomi me 62 vjet përvojë në Vlorë, gjen qetësi dhe kënaqësi të madhe në punën me bimët, pavarësisht pensionit të ulët dhe sfidave të moshës. Ai nuk do të ndalet kurrë së kujdesuri për natyrën, duke e konsideruar këtë si burimin e energjisë dhe jetës së tij.
18 Qershor, 21:35 -
Plagosi turistin gjerman në Gjipe, Gjykata lë në detyrim paraqitje drejtuesin e gomones
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman në Gjipe. Turisti gjerman u godit nga helika e një gomoneje që drejtohej nga 27- vjeçari Velaj.
18 Qershor, 17:07 -
Vlorë/ IKMT zbarkon përsëri në plazhin e Radhimës për objekt-bizneset pa leje! Pronarja e hotelit: Kam dokumente, kam paguar edhe taksat!
Fadromat e IKMT-së kanë zbarkuar sërish mëngjesin e kësaj të mërkure, në fshatin turistik të Radhimës. Krahas objekteve të tjera të parashikuara në zonë për t’u prishur, IKMT është ndalur edhe tek një subjekt privat që funksionon si dhoma plazhi, hotel dhe beach-bar
18 Qershor, 15:05 -
Himarë/ Po shisnin 6 tonë benzinë për mjetet lundruese pa kasë fiskale, nën akuzë administratori dhe menaxheri i distributorit
Gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve apo përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin
18 Qershor, 14:53 -
Aktori turk zgjodhi Vlorën për pushime, kryebashkiaku: Nuk kisha parë kaq shumë njerëz të prisnin në radhë për foto! Qyteti i la mbresa të shkëlqyera
Foto: Ermal Dredha dhe Burak ÖzçivitAktori turk, Burak Özçivit, ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të pushuar së bashku me bashkëshorten e tij.Kryetari i Bashki
18 Qershor, 14:38
