-
Në listën e hapur të socialistëve në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Nëse do më kishte ftuar PD nuk do pranoja, s’më lidh asgjë me atë parti, kam kontribut në PS
Ardit Bido, i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, tashmë është kandidat i PS në qarkun Vlorë në listë të hapur. Ai tha se e pranoi ftesën nga PS pasi i erdhi propozimi dhe e sheh këtë si një sfidë të re.
21 Mars, 14:50 -
-
Hilja e PD/ Kandidatët regjistrohen nën siglën e partive aleate për të siguruar fondet parlamentare, pa pasur deputetë në parlament (EMRAT)
Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe këta individë do jenë deputetë, partitë që ata përfaqësojnë formalisht do të përfitojnë automatikisht fonde nga buxheti i qeverisë për partitë parlamentare.
20 Mars, 16:51 -
Kandidatja e parë e komunitetit rom në listat e PS në Vlorë, Ina Majko: Historike, kandidoj në kushte të barabarta! Partia ka marrë risk
Ina Majko, e cila kandidon për deputete e PS në qarkun Vlorë, është e para kandidate e komunitetit rom. Ajo u shpreh se dëshiron shumë që të jetë pjesë e Parlamentit për të përfaqësuar komunitetin rom nga ajo vjen.
20 Mars, 14:14 -
Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe sasi eksplozive në kallëpe në Vlorë, arrestohet 57-vjeçari! I mbante për llogari të grupeve kriminale (EMRI)
Sipas policisë, nga hetimet rezulton se armët dhe lëndë eksplozive dyshohen se mbaheshin të fshehura nga 57-vjeçari për llogari të grupeve kriminale.
20 Mars, 10:49 -
‘Report TV’ në shpellën e shkruar të Lepenicës ku fshihet historia 5 mijë vjeçare! Arkeologu: Piktogramet mund t’i shpëtojmë nëse shpallet monument kulture
Piktura shkëmbore në shpellën e Lepenicës pritet të marrë statusin ‘monument kulture’. Report TV udhëtoi drejt shpellës me piktograme, bashkë me arkeologun Krediljan Çipa për t’u njohur me gjetjet e reja dhe përpjekjet për ta mbrojtur me ligj. Zona gjithashtu ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit. Pamje me dron
19 Mars, 16:21 -
Shpejtësi e lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja në Vlorë: Mbi 1200 gjoba gjatë një jave, 9 shoferë të arrestuar
Policia Rrugore në Vlorë pas kontrolleve të zhvilluara gjatë javës ka arrestuar 9 shoferë, ndërsa janë vendosur mbi 1200 gjoba. Gjobat më të shumta kanë qenë për shpejtësi jashtë normave të lejuara dhe për ndalim të gabuar të mjetit nga shoferët.
18 Mars, 14:53 -
Vlorë/ Bllokohet rruga Kuç-Qeparo, shkak erozioni i dherave dhe inerteve! Njoftohen ARRSH, nënkontraktori dhe Policia (VIDEO)
Qarkullimi i mjeteve i pamundur. Për ngjarjen janë njoftuar autoritetet qendrore dhe vendore të ARRSH-së, firma nënkontraktuese dhe Policisë për marrjen e masave dhe zhbllokimin e saj
17 Mars, 15:38 -
Vlorë/ Keqtrajtoi foshnjën 5-muajshe duke e përplasur në trotuar, Policia: Nëna 37-vjeçare u mor nën akuzë, hetimet i ndjek Prokuroria
Policia merr nën akuzë në gjendje të lirë nënën që keqtrajtoi foshnjën e saj 5-muajshe duke e përplasur në tokë. Ngjarja e rëndë ndodhi te ditë më parë në lagjen 'Pavarësia'. E dyshuara nga Tirana ishte në gjendje të dehur. Fëmija në gjendje të mirë shëndetësore, po trajtohet në qendër sociale
17 Mars, 12:25 -
-
Zjarri në Tragjas të Vlorës, ministri Vengu ndjek nga afër situatën: Flakët e qëllimshme, u ndërhy në kohë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë në mbrëmje në fshatin Tragjas për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarri të cilin ai e quajti 'të qëllimshëm'.Ministri deklaroi se ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu rrezikun e përhapjes s&a
15 Mars, 23:32 -
Zjarr i madh në Tragjas të Vlorës, forca të zjarrfikëseve nisen drejt vendngjarjes! Flakët përfshijnë edhe malin e Gamit në Mukje! Vengu: Ishte i qëllimshëm (VIDEO)
Drejt vendngjarjes janë nisur menjëherë 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë. Po sot, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe në malin e Gamit, mbi fshatin Mukje të njësisë Nikël në Fushë-Krujë. Zjarrfikësja nuk hyn dot, terreni i vështirë. Hetime për shkaqet
15 Mars, 21:39 -
-
Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e artit prehistorik
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpalli statusin e mbrojtjes paraprake për Shpellën e Shkruar të Lepenicës, si një hap paraprak drejt shpalljes Monument Kulture i Kategorisë së Parë
15 Mars, 13:35 -
Kandidat për deputet i PS për Sarandën, mjeku që përfaqëson minoritetin grek Vasil Llajo: isha në dilemë prej muajsh, ja pse vendosa të garoj
Mjeku i njohur Vasil Llajo ka vendosur të angazhohet politikisht, duke u përfshirë në garën zgjedhore të 11 majit si kandidat në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës.
15 Mars, 10:42 -
E rëndë në Vlorë, nëna e dehur përplas foshnjën 5 muajshe në tokë, shoqërohet në polici
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një nënë e cila ka qenë e alkolizuar, ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh në lagjen ‘Pavarësia’ të Vlorës, ku nëna rreth 35 vjeçe në kushtet e dehur nga alkoli ka përplasur disa herë në trotuar foshnjën.
14 Mars, 22:12 -
Vlorë/ Shoferi s’i bindet postbllokut të policisë, përplaset me makinën e Burgjeve dhe një tjetër! Dy efektivë të plagosur
Një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit në një postbllok policie, duke tentuar të largohet me shpejtësi. Në përpjekje për t’iu shmangur ndalimit, mjeti ka përplasur disa automjete, përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga.
14 Mars, 20:35 -
Vlorë, tentuan ta grabisnin plagoset me thikë 31-vjeçari futbollist i ekipit të Flamurtarit (EMRI)
Sodiq Atanda, i cili ka shtetësi të huaj dhe është një lojtar i njohur i ekipit të futbollit Flamurtari, ka qenë objekt i një sulmi të dhunshëm. Burimet fillestare nga hetimet kanë thënë se i riu është sulmuar gjatë një përpjekjeje për grabitje në rrugë. Dyshohet se agresorët kanë tentuar ta grabisin.
14 Mars, 19:41 -
Arrestohet ish- drejtori i paraburgimit në Vlorë Zambak Gjoni, s’dihet arsyeja! Në 2024 u përplas me ministrin Ervin Hoxha
Ish drejtor i paraburgimit të Vlorës Zambak Gjoni ndodhet në burg, i arrestuar që prej 2 ditësh. Masa e sigurisë arrest me burg është konfirmuar këtë të premte, nga GJKKO, edhe pse arrestimi i tij është veshur me mister.
14 Mars, 17:45 -
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
Çka u vu re në prezantimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, ishte rekrutimi i disa personazheve që vite më parë ishin pjesë e opozitës dhe në vijën e parë të frontit në luftën qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
13 Mars, 19:04
