Kosova e 'mbërthyer' nga COVID, mjeku infeksionist: Vala më e ashpër që nga fillimi i pandemisë! Autoriteteve i ka dalë situata nga duart, masat kufizuese të vonuara

Kosova është 'mbërthyer' nga COVID-19, ndërsa sipas mjekut infeksionist, Ilir Tolaj, kjo valë e  katër që ka goditur vendin, është më e ashpra që nga fillimi i pandemisë. Në lidhje me skype për 'Report Tv', Tolaj theksoi se janë dy faktorët që kanë ndikuar në këtë përhapje të shpejtë të COVID në Kosovës, varianti Delta dhe masat liruese të pakontrolluara që, sipas tij, u morën nga qeveria më herët. Sipas tij, autoriteteve i ka dalë situata nga duart.

"Janë dy elementë që kanë ndikua në valën e 4 t pandemisë që prite të jetë vala më e ashpër q nga fillimi i pandemsë deri më tani. Një element është Delta dhe nga ana tjetër janë disa masa liruese të pakontrolluara që u morën nga qeveria më herët duke lejuar të punojnë me orare të zgjatur lokalet  natës, të organizohen dasmat dhe kafeteritë që të punojnë pa respektuar masat anti-COVID. Këto dy faktorë bënë që infeksioni të përhapet në mënyrë të vrullshme dhe të shpejtë në mesin e atyre që nuk e kanë kaluar COVID dhe që nuk ishin vaksinuar. Situata i ka dalë nga duart ", tha mjeku.

Në Kosovë nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, por mjeku Tolaj thekson se ato janë të vonuara. Sipas tij, këto masa mund të zvogëlojnë përhapjen e COVID, por shton se duhej të ishin marrë shumë më parë nga qeveria, në mënyrë që të ishte shmangur situata e rëndë e krijuar. Kritika ai pati edhe për vaksinimin, ku th ase në Kosovë nuk është masiv dhe se po ecën shumë ngadalë.

"Masat janë të vonuara dhe pasojat si në jetën e përgjithshme dh enë viktima do të jenë të mëdha. Masat e marra janë të ashpra dhe pritet të zvogëlojnë numrin e infektimeve. Duhej të ishin marrë masa më parë për të kotrolluara pandeminë. Masat ekstreme ndonjëherë janë rezultat i veprimit në panik të autoriteteve të një vendi, efektet e masave ekstreme janë të efektshme vetëm brenda një kohe shumë të shkurtër. Vaksinimi nuk është masiv siç është propaganduar, nuk është në nivelin e duhur për të ngadalësuar përhapjen e COVID", theksoi mjeku.

Infeksionist Ilir Tolaj tha se shumica e të infektuarve janë të rinj dhe se numri i pacientëve të shtruar në spital, është më i lartë që prej fillimit të pandemisë. Sipas tij, spitalet po ballafaqohen me mungesë stafi dhe medikamentesh për trajtimin e pacientëve.

"Shumica e të infektuarve janë të rinj. Në mesin e viktimave janë persona me sëmundje bashkëshoqëruese, por ka edhe të rinj. Ata që janë vaksinuar  dhe janë infektuar, kanë formë shumë më të lehtë të sëmundjes. Të shtruar janë mbi 1 mijë të sëmurë, shumica janë në terapi me oksigjen, një pjesë edhe në kujdes intensiv, disa edhe të intubuar. Numri i personave në spital është më i lartë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Shumica  shërbimeve në spitale janë ndërprerë, për t'i lënë vend personave me COVID. Pacientë me sëmundje kronike po mbesin të patrajtuar gjë që dikon në rritjen e vdekshmërisë në popullatë. Përgatitjet për valën e 4 mund të kishin qenë më të mira, lirimi i pakontrolluar i masave ka bërë që përgatitjet në spitale të jenë relativisht të mangëta. Spitalet po ballafaqohen me mungesë medikamentesh dhe stafi për trajtimin e pacientëve", tha Tolaj.

Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID, në Kosovë kanë hyrë sot në fuqi masat e reja kufizuese, që do të zbatohen deri me datë 13 shtator. Të gjithë personat që do të futen në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, do duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë. Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar me një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në  21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme. Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës. Ndërsa, qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë me 13 shtator, nga data 1 që ishte parashikuar nisja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sparti: 30/08/2021 19:43

    Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk meren me pantemine por duan te rezojne Edi Ramen, plera te UDB-se....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë