Ndotja e mjedisit/ Pas kompanisë së pastrimit, IKMT gjobit me 2 mln lekë bashkinë e Rrogozhinës: S'mori asnjë masë për pastimin

TIRANË- Bashkia e Rrogozhinës është e para që e 'pëson' dhe gjobitet nga IKMT për mosmarrjen e masave për ndotjen e basenit të lumenjve. Pak javë pasi u ndëshkua kompania e pastrimit në Rrogozhinë “Viola-Green SHPK” që derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, IKMT gjobit edhe Bashkinë e Rrogozhinës në vlerën e 2 milion lekëve. Pavarësisht deklaratës publike në Report Tv të kryebashkiekes, Antonela Dedej se do të rehabilitohej zona e do mbilleshin fidanë, kjo bashki nuk ka lëvizur as gishtin për të pastruar territorin...situata vijon të jetë e njëjtë me mbeturina e për pasojë është ndëshkuar me gjobë.

"IKMT ka kryer verifikime në shtratin e lumit Shkumbin në territorin e bashkisë Rrogozhinë ku është vërejtur një situatë e rënduar mjedisore si pasojë e mbetjeve urbane të depozituara pa kriter. Në kushtet kur Bashkia Rrogozhinë, edhe pas njoftimeve e kërkesave për marrje masash, nuk ka kryer veprime konkrete për pastrimin e territorit, IKMT ka marrë masën e ndëshkimit me gjobë 2 milion lekë ndaj Bashkisë. Pak javë më parë, përgjatë kontrolleve në territor u konstatuan hedhje të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. Për pastrimin e qytetit të Rrogozhinës ishte kontraktuar firma “Viola-Green SHPK”. Ky subjekt u konstatua se mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin. IKMT mori masë administrative ndaj Kompanisë, si dhe njoftoi bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës", njofton IKMT.

Rreth 1 muaj më parë, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit gjobiti dhe çoi për ndjekje penale firmën e parë që paguhej nga taksat e qytetarëve për të trajtuar mbetjet urbane në Rrogozhinë, por në fakt i hidhte në lumin Shkumbin duke krijuar një landfill të hapur, ndërsa gjithçka përfundonte në det. “Viola-Green SHPK” u ghobit me 2 mln lekë, pasi mbetjet urbane të qytetit të Rrogozhinës i kishte hedhur në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin, pjesë e territorit të kësaj bashkie. Report Tv e ka ndjekur hap pas hapi këtë problematikë, ku basenet e lumenjve janë të kthyer në vendepozitimi të mbeturinave. Ndërkohë që pas kronikave denoncuese se basenet e lumit Tirana, Ishëm, përroit të Arbanës ishin mbushur me mbetje spitalore, plastikë dhe inerte, prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe kërkoi me shkresë urgjente nga pushteti lokal përgjigje. "Kush i ka hedhur mbetjet? Sa herë janë kontrolluar lumenjtë? Përse nuk janë pastruar sipas pamjeve të transmetuara në media? Janë këto pyetjet e prokurorisë drejtuar zyrave të pushtetit lokal në të cilat kalojnë këto lumenj, hetime të cilat nuk dihen deri në çfarë faze kanë arritur.

Për shkak të situatës së krijuar, lidhur me mbetjet, ambasada gjermane shkëputi financimit e dhënë kësaj bashkie për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe ekonominë ricikluese.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjedisi: 18/06/2020 17:55

    Qytetaria eshte e lindur por zakonisht eshte e mesuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës

E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës