Operacioni i SPAK/ Masë sigurie edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni! I dënuar për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut! Në skenë edhe te dosja e Breçanit

Operacioni i SPAK/ Masë sigurie edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni! I dënuar për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut! Në skenë edhe te dosja e Breçanit

Dedan Gjoni

1700516394_de.jpg

 

Dedan Gjoni

 

Zbulohet një tjetër emër nga operacioni i SPAK në qytetin e Elbasanit, teksa një masë arresti është vënë edhe për ish shefin e krimeve të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet Dedan Gjoni.

Ish shefi i krimeve është vënë në pranga para një viti pasi hetimeve për një tjetër dosje atë të 'Metamorfoza 2', ku janë dërguar për gjykim 11 persona, mes të cilëve edhe ish shefi  i policisë së Tiranës, Erzen Breçani së bashku me Dedan Gjonin. Akuza e Gjonit në këtë dosje ka qenë për sigurim kushtesh për vrasjen e Xhevdet Plakkut

Prokuroria e Posaçme  në 2023 tha se plani për të vrarë të konsideruarin kapo i grupit të drogës, Xhevdet Plaku, apo siç njihej ndryshe me nofkën Akili ishte planifikuar të realizohej më 17 shtator 2019 në Durrës.

Sipas SPAK Dedan Gjoni, Rexhep Rapi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni siguruan kushtet dhe mjetet materiale për të kryer një vrasjen.

Më 16 dhjetor po të 2023 SPAK i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj Dedan Gjoni, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermeni të cilët në atë kohë kanë qenë punonjës policie në policinë e Durrësit.

Gjoni ishte i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal të cilët shfrytëzonin lidhjet ndërkombëtare në Amerikën Latine dhe Evropë për drogën. Ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal, si rasti i ish-shefit të krimeve Dedan Gjoni, që u dënua me 4.8 vite burg për sigurimin e kushteve për vrasjen e Plakut.


Lajmi kryesor:

Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor