Gjashtë subjekte, një në Fier dhe 5 në Berat janë gjobitur nga Inspektoriati Kombëtari i Mbrojtjes së Territorit, për krime mjedisore.
IKMT ka ushtruar kontroll në guroret në zonën e Beratit dhe në Urën Vajgurore, ku u konstatua mungesë dokumentacioni gjatë ushtrimit të veprimtarisë së prodhimit dhe përpunimit të gurit.
Ndaj këtyre subjekteve IKMT mori masë administrative me gjobë 1 milion lekë secili, për shkeljet e kryera.
Ndërsa një subjekt në Fier është gjobitur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pasi kryente kryente veprimtari të marrjes së inerteve pa leje në shtratin e lumit Seman.
Sipas njoftimit të policisë, për shkeljen e kryer subjekti "Alesio 2014" shpk është gjobitur me 2 mln lekë.
IKMT dhe Policia e Shtetit thotë se vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi. Po ashtu policia fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.
Një ditë më parë Bashkia e Rrogozhinës u gjobit nga IKMT për mosmarrjen e masave për ndotjen e basenit të lumenjve. Pak javë pasi u ndëshkua kompania e pastrimit në Rrogozhinë “Viola-Green SHPK” që derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, IKMT gjobit edhe Bashkinë e Rrogozhinës në vlerën e 2 milion lekëve. Pavarësisht deklaratës publike në Report Tv të kryebashkiekes, Antonela Dedej se do të rehabilitohej zona e do mbilleshin fidanë, kjo bashki nuk ka lëvizur as gishtin për të pastruar territorin...situata vijon të jetë e njëjtë me mbeturina e për pasojë është ndëshkuar me gjobë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 63-vjeçari! I riu nën akuzë se i publikoi fotografi me mbishkrime fyese ish-bashkëjetueses në rrjete sociale (EMRI)
14 Mars, 12:23
-
Lushnja feston Ditën e Verës, koncert dhe aktivitete në sheshin qendror të qytetit (VIDEO)
14 Mars, 09:52
-
‘Festa e luleve’ çel festimet me rastin e Ditës së Verës në Fier (VIDEO)
14 Mars, 09:44
-
11 Maji, Ervin Demo në listë të sigurt, qytetin e Beratit e drejton Ervin Ceca deri në zgjedhjet e parakohshme
13 Mars, 13:47
-
Vodhën 3 dyqane, arrestohen 2 ‘skifterët në Fier (EMRAT)
13 Mars, 13:43
-
‘Kandidatja’ e Bashës fut në sherr PD me Koalicionin Euroatlantik! Demokratja: Më futën emrin në lista pa leje! Baçi: Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme! Misiraj: E ngatërron
13 Mars, 10:17
-
Aksident në Fier- Libofshë/ Motori përplaset me makinën, një i plagosur
13 Mars, 09:02
-
Kaosi në PD/ U caktua në listën e hapur në Fier, tërhiqet Ori Nebiaj, ironia e deputetes: Ua lë vendin të rinjve!
12 Mars, 22:01
-
PS publikon emrat e kandidatëve për deputet në Qarkun e Beratit! Mbetet vetëm Fadil Nasufi nga të vjetrit
12 Mars, 20:01
-
Kryetarët në garë për deputet! Ligji e lejon, më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë
12 Mars, 20:00
-
'Primaret, një farsë'/Demokratët e Fierit letër Berishës: Përzgjedhje klanore
12 Mars, 18:35
-
Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura të PD në qarqet Lezhë e Berat
12 Mars, 18:33