-
Liqeni i Prespës së Vogël nuk ekziston më! Fshatarët djegin kallamishten, largohet pelikani kaçurrel e dhjetëra shpendë ujorë (VIDEO)
Liqeni i Prespës së Vogël nuk ekziston më. Prej vitesh ishte kthyer në një kënetë të mbushur me kallamishte. Tashmë edhe kallamishtet janë djegur duke e kthyer në një tokë të shkretë. Zjarrin e kanë vendosur banorët e fshatrave të Devollit me qëllim për të hapur toka të reja bujqësore, duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm për biodiversitetin. Të gjithë shpendët përfshirë dhe pelikanin kaçurrel janë larguar nga Prespa e Vogël.
15 Nëntor, 14:45 -
Zhduket liqeni i 'Prespës së Vogël', kthehet në kënetë! Eksperti Stojani: Humbje e pakthyeshme e një pasurie natyrore të rëndësishme
Për shkak të devijimit të lumit të Devoll që në vitet 70, Liqeni I Prespës së Vogël është drejt zhdukjes dhe tashmë është kënetizuar plotësisht. Eksperti i mjedisit Llazi Stojani thotë se aluvionet e krijuara bllokuan burimet nëntokësore, duke e bërë gjendjen të pakthyeshme.
9 Mars, 15:42 -
Ngordhin 600 pelikanë kaçurrel në Prespë të Vogël, Drejtori i Parkut Kombëtar për Report Tv: Gripi i shpendëve rrezikon përhapjen te Laguna e Karavastasë
Gripi i shpendëve ka shkaktuar ngordhjen e 60% pelikanëve kaçurrel në liqenin e Prespës, ndërsa Drejtori i parkut kombëtar të Karavastasë, Ardian Koçi thotë se ai rrezikon të përhapet në të gjithë Shqipërinë.
8 Mars 2022, 13:02 -
Ardian Koci ngre alarmin: Gripi i Shpendëve H5N1 infekton në masë koloninë e pelikanëve në Prespën e Vogël! Rrezikohet edhe kolonia e pelikanëve në Parkun e Karavastasë
Gripi i Shpendëve H5N1 po rrezikon seriozisht koloninë e pelikanëve në Prespën e Vogël. Ardian Koci drejtor i Parkut të Divjakës dhe Karavastasë ka ngritur alarmin duke nënvizuar se janë prekur në masë kolonia e pelikanëve në Prespën e Vogël, duke shkaktuar rreth 600 vdekje të pelikanëve në masë riproduktive
6 Mars 2022, 10:28