Ardian Koci ngre alarmin: Gripi i Shpendëve H5N1 infekton në masë koloninë e pelikanëve në Prespën e Vogël! Rrezikohet edhe kolonia e pelikanëve në Parkun e Karavastasë

Ardian Koci ngre alarmin: Gripi i Shpendëve  H5N1 infekton në masë koloninë e pelikanëve në Prespën e Vogël! Rrezikohet edhe kolonia e pelikanëve në Parkun e Karavastasë

Foto ilustruese

Gripi i Shpendëve H5N1 po rrezikon seriozisht koloninë e pelikanëve në Prespën e Vogël. Ardian Koci drejtor i Parkut të Divjakës dhe Karavastasë ka ngritur alarmin duke nënvizuar se janë prekur në masë kolonia e pelikanëve në Prespën e Vogël, duke shkaktuar rreth 600 vdekje të pelikanëve në masë riproduktive. Sipas Kocit, humbja e pelikanëve janë vërejtur edhe në liqenet pranë atyre të Prespës, si dhe një rast me dy mjelma me simptoma në liqenin e Kosturit.

Kolonia nga 1000 pelikanë që kanë arritur në mes të shkurtit ka humbur rreth 60% të popullatës së saj, thotë Koci. Koci bën thirrje që nga përhapja e shpejtë e virusit rrezikon edhe koloninë e parkut të Karavastasë në Divjakë.

‘KUJDES ! Prej disa ditesh jemi ne kontakt me specialiste te huaj per ruajtjen e natyres dhe te pelikanit ne vecanti. Komunikimi filloi pas nje letre nga Shoqata per Mbrojtjen e Prespes(SPP) drejtuar eksperteve qe studiojne dhe monitorojne kolonite e pelikaneve. Behet fjale per gripin e shpendeve H5N1,qe ne mase ka prekur kolonine e pelikaneve ne Prespen e Vogel duke shkaktuar rreth 600 vdekje te pelikaneve ne moshe riproduktive. Humbje te pelikaneve jane verejtur edhe ne liqenet prane atyre te Prespes,si dhe nje rast me dy mjelma me simptoma ne liqenin e Kosturit. Karkasat ne Prespen e Vogel u gjeten prane ishujve te folezimit. Ne ishuj u pane nepermjet dronit dhe paisjeve optike edhe individe me simptoma te qarta neurologjike(veshtiresi ne mbajtjen e kokes larte). Kolonia nga 1000 pelikane qe kanë arritur ne mes te shkurtit ka humbur rreth 60% te popullates se saj.

Me heret nje vater e H5N1 ishte lajmeruar ne Izrael ne fillim te vitit fillimisht ne krilla dhe pastaj edhe ne shpende te tjere,perfshire edhe pelikanet.

Nje perhapje e shpejte e semundjes rrezikon edhe kolonine e pelikaneve ne parkun tone. Ne kete drejtim duhen marre masat e nevojshme per nderprerjen e rruges se infeksionit. Behet fjale per nje pune shume impenjative,qe kerkon edhe perfshirjen e komunitetit lokal. Qe sot do te nisim nje fushate sensibilizimi per banoret e zones dhe me gjere,por duke aktivizuar dhe informuar edhe institucione te tjera shteterore qe mund te ndjekin ecurine e kesaj semundje.

Nga banoret e zones kerkohet te kufizojne ne maksimim kontaktin me shpende te egra dhe ne se evidentojne raste me simptoma apo karkasa shpendesh te ngordhur te lajmerojne menjehere autoritetin e Parkut.’- shkruan Ardian Koci.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja