Ngordhin 600 pelikanë kaçurrel në Prespë të Vogël, Drejtori i Parkut Kombëtar për Report Tv: Gripi i shpendëve rrezikon përhapjen te Laguna e Karavastasë

LUSHNJE- Gripi i shpendëve ka shkaktuar ngordhjen e 60% pelikanëve kaçurrel në liqenin e Prespës, ndërsa Drejtori i Parkut Kombëtar të Karavastasë, Ardian Koçi thotë se ai rrezikon të përhapet në të gjithë Shqipërinë.

Në një intervistë për gazetarin  e Report Tv, Hyrjet Saliasi, Koçi ka bërë me dije se ky grip mund të kalojë nga shpendi tek njeriu nëpërmjet kontaktit fizik që mund të ketë me kakasën e shpendit, me glasat apo pështymën e tij, prandaj bën thirrje për të pasur kujdes, pasi thekson se është shumë i rrezikshëm.

Megjithatë, thotë se nuk është provuar shkencërisht që ky grip tek njeriu nëpërmjet konsumit të një shpendi që mund të ketë qenë i infektuar.

Shoqata për mbrojtjen e Prespës ka sinjalizuar për një sëmundje te pelikani dhe shpendët e tjera, a jeni në dijeni të këtij fakti.
-Po është një letër prej kolegëve tanë grek për mbrojtjen e Prespës, kolegët që merren me studimin e kolonisë së pelikanëve në Prespën e vogël që na kanë njoftuar se ka pasur një ngordhje masive të pelikanit dalmat në koloninë e tyre, ato thonë që në mes të shkurtit ka arritur që në koloni janë afruar 1000 pelikan dhe kanë ngordhur 600, nga analizat që janë bërë kanë arritur në përfundimit që është virusi i gripit të shpendëve që ka shkaktuar ngordhje masive, kemi të bëjmë me një zonë dhe situata bëhet më kritike.

A rrezikohet kolonia e pelikanëve këtu në lagunën e Karavastasë?
-Zakonisht ky virus është një banor i zakonshëm dhe duke kaluar nga shpendi në shpend se jemi sinjalizuar që përves pelikanëve është prekur shpendi rrëmbenjës, mjelma, ka mundësi që nëpërmjet shpendëve që shtegtojnë të arrijë infeksione dhe te ne.

A keni marrë masa për të ruajtur pelikanin, a ka mundësi praktike për të ndërhyrë
-Masat tona konsistojnë në sensibilizimin e zonës dhe peshkatarëve që në rast të gjetjes së kakasave të shpendëve të ngordhura të lajmërojnë autoritetin e parkut, ne jemi të specializuar për të punuar me këto kakasa përmjet praktikave veterinare përmes analizave të mëtejshme. Ky është hapi i parë që ne kemi ndërmarrë dhe e po e bëjmë nëpërmjet shpërndarjes së lajmërimeve me shkrim që do i vendosin në vende të frekuentueshme të peshkatarëve dhe qytetarëve. Në rast të përhapjes së kësaj sëmundjeje puna do jetë voluminoze dhe kërkojmë mbështetjen e vendasve se kemi të bëjmë me kakasa pelikanësh që mund të jenë të rënda, në ujë që nuk mund të mblidhen nga ne, por mjaftojnë të njoftohemi nga peshkatarëve.

Ky grip shpendësh, a përbën rrezik për njerëzit?
-Është vërtetuar që gripi i shpendëve kalon te njeriu përmes kontaktit fizik që mund të ketë me kakasën e shpendit me glasat apo pështymën që ka dalë nga shpendi dhe njeriu preket, dhe sëmundja te njeriu ka klinikë agresive dhe në 60% të rasteve përfundon në vdekje. Është vërtetuar që sëmundja të kalojë nga njeriu te njeriu, po kështu nuk është vërtetuar që sëmundja kalon nëpërmjet konsumimit të përgatitura nga kafshët e sëmura, pra pasi kalon nga zierja apo piqet në temperatura të larta. Kjo e bën shumë më komplekse situatën dhe me kosto të mëdha ekonomike, ju thashë që ky virus është i zakonshëm në trupin e shpendëve të egër, por nëse bie në shpend që kultivohen në pulari pastaj përhapja është shumë e madhe, kostoja ekonomike është shumë e madhe dhe ekziston rreziku që kalimi nga kafsha në kafshë të shkaktojë edhe një modifikim të materialit biologjik të virusit dhe të përfitojmë të tjera shtame që mund të jenë më të rrezikshëm, pak a shumë e njëjta gjë që ndodhi me COVID, që u përfol që kanë ardhur nga kafshët që janë manipuluar në mënyrë të gabuar nëpër tregjet e Kinës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja