-
Mero Baze: Berisha si misionar i Zotit për të mbajtur në pushtet Edi Ramën
Fillimi i vajtimit të humbjes dy ditë para zgjedhjeve e kthen PD-në në traditën e saj të vjetër të mosnjohjes së humbjeve në zgjedhje, ndërsa premtimi i Berishës se do ikë nga PD-ja kur të vdesë, e kthen betejën e tij kundër Lulzim Bashës dhe gjoja demokracinë në PD në një gënjeshtër fyese për çdo demokrat që e besoi qoftë dhe për një minutë atë histori përçarjeje, vetëm për pushtetin e tij personal.
10 Maj 2025, 07:02 -
Mero Baze: Përpjekje për të poshtëruar inteligjencën e shqiptarëve
Sali Berisha, gruaja e tij Liri Berisha dhe dy fëmijët, Argita dhe Shkëlzen Berisha, janë “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për ta verifikuar këtë është shumë e thjeshtë. Mjafton të klikoni në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit dhe e shihni vetë
9 Maj 2025, 07:18 -
Mero Baze: Keqpërdorimi i LaCivitës nga Berisha
Qysh në ditën e parë të konferencës për shtyp u tha nëpër studio se LaCivita do ta ndihmonte Berishën për t’i hequr “non grata”-n nga SHBA deri në mes të marsit. Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Berishës, në kulmin e fantazisë, deklaroi se jo vetëm që do të hiqej “non grata” brenda muajit, por se SHBA do t’i kërkonte Berishës edhe falje zyrtare.
8 Maj 2025, 07:11 -
Mero Baze: E vetmja epërsi e padiskutueshme e opozitës në këto zgjedhje
Problemi është se gjithë strategjia e PD-së është ndërtuar mbi idenë që do të denoncojnë zgjedhjet pas 11 majit. Sipas edhe sondazheve më pranë vetë PD-së, rezultati do të jetë një humbje e thellë. Në këtë skenar, dhuna në fushatë është një element i rëndësishëm për të justifikuar humbjen.
6 Maj 2025, 18:41 -
Mero Baze: PD po ankohet se deputeti Nallbati nuk e ka rrahur aq sa duhet qytetarin
Kjo nuk përbën ndonjë lajm të madh, pasi Nallbati është i njohur për sjellje të dhunshme. Në gjithë biografinë e tij politike ka vetëm episode dhune. Njeriu zakonisht bën më shpesh atë që di të bëjë më mirë, dhe Nallbati e ka gjetur mënyrën e vet për t’u bërë i njohur. Nuk ia vlen të merremi gjatë me të.
4 Maj 2025, 19:22 -
-
Mero Baze: Përse duhet avokati, kur Berisha nuk paska ndonjë çështje?
Sot është përpjekur të justifikojë pagesën 6 milionë dollarë për një avokat amerikan, si një shërbim të ofruar për Partinë Demokratike dhe jo si një porosi të saj. Në përpjekje për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore, Berisha e bëri edhe më të qesharake justifikimin e pagesës.
1 Maj 2025, 23:15 -
Mero Baze: Nuk janë 6 milionë dollarë, por shumë më tepër dhe nuk janë për Berishën, por për fëmijët
Dhjetëra figura të PD-së, që nga ata që mezi prisnin të hynin në lista e deri te të tjerë më të heshtur, janë gati të “thyejnë” edhe urdhrin e Berishës për të mos debatuar mbi kontratën, vetëm për të treguar se janë dakord – madje se 6 milionë dollarë janë “pak” për të pastruar figurën e tij.
29 Prill 2025, 22:07 -
Mero Baze: Qesharakë madhështorë
Vetë fakti që Berisha mburret se ka marrë avokatin më të mirë të Trump-it tregon madhësinë e hallit të tij, jo forcën. Të gjithë e dimë që ka miliona euro të padeklaruara, ashtu siç dimë se edhe kriminelët më të rrezikshëm kanë nevojë për avokatë të shtrenjtë.
28 Prill 2025, 22:48 -
Mero Baze: Problemi ligjor, problemi moral dhe problemi politik i heqjes së njollës së Berishës me lekë
Ligji shqiptar i financimit të partive politike ndalon në mënyrë të qartë çdo entitet të huaj të financojë fushatën zgjedhore. Nëse administrohet si provë deklarata zyrtare e PD-së që thotë se financimin e ka marrë përsipër një fondacion shqiptaro-amerikanësh në SHBA, është entitet i huaj dhe është ligjërisht e ndaluar të financojë fushatë elektorale në Shqipëri.
27 Prill 2025, 20:04 -
-
Mero Baze: Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës
Problemi kryesor që ka fushata e Edi Ramës tani është se ajo po udhëheq opozitën. Fillimisht harxhuan energji pa fund për të pastruar biografinë e bufit si shpend, duke e nxjerrë të preferuarin e Afërditës në Greqinë e lashtë dhe simbol të zgjuarsisë. Epo mirë, atëherë ramë dakord që Berisha është buf i zgjuar.
22 Prill 2025, 22:26 -
Demokratët ekzaltohen me fjalën 'shkë*dhatë', Mero Baze: Më në fund një fjalor i denjë për fëmijët (VIDEO)
Pasi ligjëruan dy ditë për etikën në komunikimin publik duke atakuar me cdo formë kryeministrin Rama, sipas tyre për fjalorin e papërshtatshëm ndaj fëmijëve, opozita e Sali Berishës ka dhënë sot një model të vetin më të mirë.
22 Prill 2025, 20:55 -
Mero Baze: Demenca e Berishës tregon më shumë hallet e familjes se sa të tijat
PD nuk mund të marrë më vendime për të, pasi ai merr vendime për PD-në. Por me sa duket, fëmijët mes një babai që po bëhet “meme” orë e minutë, dhe një kryetari opozite që t’i mbrojë ata nga drejtësia u duhet ky i dyti, qoftë edhe qesharak.
21 Prill 2025, 20:35 -
Mero Baze: I vetmi që lejohet të “blihet” në PD është Zeni
Podcasti i Edi Ramës ka mbi 1 milion ndjekës dhe pjesëmarrja në të është një promovim falas. “Syri” është televizioni i Zenit, djalit të Sali Berishës, dhe pjesëmarrja e demokratëve atje kushton nga 2 mijë euro në 8 mijë euro, sipas një liste çmimesh publike që e ka bërë të njohur vetë marketingu i këtij televizioni.
21 Prill 2025, 07:07 -
Mero Baze: 'Non grata' nuk i duhet më as Berishës, as kundërshtarëve të tij
Falë kësaj fryme anti-amerikane, vetë Berisha filloi të kërkojë për aleanca ruse në rajon dhe brenda në SHBA. Është kjo arsyeja që ai një vit më parë ka përfunduar në duart e njeriut më të rëndësishëm të Kremlinit në SHBA, Paul Manafort, i cili është dënuar 7 vjet e gjysmë në SHBA për lidhjet ruse dhe ndikimin e paligjshëm rus në fushatën e Donald Trump në vitin 2016, dhe akte të tjera korruptive.
17 Prill 2025, 21:44 -
Mero Baze: LaCivita, i duhej PD që të mos fliste
E gjithë fabula që PD dhe njerëzit e Berishës ngritën për ardhjen e LaCivitës si këshilltar fushate në Shqipëri, ishte se ai “para se të pranonte, mori bekimin e qeverisë amerikane”. Natyrisht, ky ishte një thashethem për të krijuar optimizëm mes trushpëlarëve të Berishës/
15 Prill 2025, 21:21 -
Mero Baze: E vetmja gjë e qartë e lobistit amerikan të Berishës janë lidhjet ruse
Në të vërtetë Berisha nuk ka kontraktuar LaCivitën që ka drejtuar fushatën e Trump-it më 2024, por Paul Manafort, drejtuesin e fushatës së Trump-it më 2016. Atë e ka kontraktuar qysh në vitin 2023, me shpresë të niste një fushatë çliruese nga “non grata” e Departamentit të Shtetit në SHBA.
13 Prill 2025, 22:03 -
Mero Baze: Pse Rama paska hequr dorë nga ‘vjedhja’ e programit të Berishës
Në fakt, programi i Berishës, përveçse nuk ka lidhje me të qenit program, pasi është një menu premtimesh të së majtës ekstreme, është një përmbushës dëshirash të çdo njeriu për çfarëdo gjë që të kërkojë, dhe si i tillë ai shkruhet rast pas rasti.
12 Prill 2025, 23:28 -
Mero Baze: LaCivita dhe diferenca mes seksit me pagesë dhe një raporti normal
Është hera e parë në historinë e karrierës së tij që Berisha quan më të rëndësishëm atë që paguan sesa veten e tij. Pra, shqiptarët sipas tij duhet ta votojnë vetëm se Berisha është në krah të LaCivitës, një menaxheri të shtrenjtë amerikan, që me gjasa do t’i duhet të mbarojë këtë fushatë elektorale për të kuptuar që nuk di gjë fare nga fushatat elektorale në Ballkan
11 Prill 2025, 21:47
