-
Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës në Greqi, Gonxhja jep lajmin pas takimit me homologen greke: Janë siguruar fondet
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zhvilloi një takim me homologen greke Lina Mendoni. Në fokus edhe rikthimi i dy objekteve arkeologjike të Butrintit dhe bashkëpunimi për restaurimin e Kishës së Shën Nikollës në Mesopotam.
9 Tetor, 19:48 -
Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kandidaturë të përbashkët për Prespën në UNESCO, Gonxhja takon ministrat! 2 mln € mbështetje nga BE
Bashkimi Europian do të vërë në dispozicion 2 milionë euro për hartimin e studimit të fizibilitetit. Gjithashtu, projekti i përbashkët që financohet nga BE, ACT4PRESPA, bën bashkë institucionet e tre vendeve për konservimin, dixhitalizimin dhe promovimin e vlerave të kësaj pasurie.
9 Tetor, 15:47 -
Prespa drejt UNESCO-s, BE mbështet nismën e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut! Gonxhja takon ministrat javën e ardhshme
Nisma e tre vendeve ka marrë tashmë mbështetjen e Bashkimit Evropian, i cili ka rënë dakord të financojë studimet fillestare për kandidaturën e propozuar. Ministrat e Kulturës pritet të takohen të premten e ardhshme, më 9 tetor, në godinën e bashkisë së Prespës për të diskutuar hapat e ardhshëm.
2 Tetor, 10:50 -
Nis Java Greke e Kulturës, firmoset memorandumi për bashkëpunim në fushën e arkeologjisë, ministrja greke: Do punojnë grupe shkencore nga të dyja vendet
Një memorandum mes ministres së Kulturës Elva Margariti dhe homologes greke Lina Mendoni pritet t’i lidhë 2 vendet në bashkëpunime të shumta në fushën arkeologjike.
23 Maj 2022, 21:51