Më shumë shpejtësi dhe më pak kontrolle, ndryshimet në Kodin Rrugor të propozuar nga PD e PS kalojnë për seancë plenare në Kuvend

Komisioni Veprimtarisë Prodhuese dërgon për seancë plenare ndryshimet në Kodin Rrugor të dakordësuara mes Partisë Demokratike të Alibeajt dhe mazhorancës. Ndër ndryshimet kryesore që parashikohen në Kodin Rrugor janë jetëgjatësia e lejes së drejtimit deri në moshën 70-vjeçare, rritja e shpejtësisë së lejuar në disa prej akseve rrugore në vend nga 110 km/h në 130 km/h. Ndryshime të tjera  lidhen dhe me ndarjen e parkingjeve publike e private, të cilat do të jenë në nivelin 50% publik dhe 50% privat në nivel zone dhe me vendim të Këshillit Bashkiak.

Një ndryshim tjetër i dakordësuar është ai që i mundëson drejtuesve të automjeteve që të përfitojnë 50% ulje të gjobës nëse e paguajnë brenda 15 ditëve, më tutje aplikohet kamatëvonesa. Aktualisht ligji parashikon 20% ulje gjobe, nëse pagesa bëhet brenda 5 ditëve. Një element tjetër mjaft i rëndësishëm është dhe mënyra e patrullimit të policisë rrugore.

Ndryshimet në Kodin rrugor u propozuan nga Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla qershorin e vitit të shkuar. Në shtator, Kuvendi bashkoj dy nismat në një. Votimi i saj kërkon 84 vota. Partia Demokratike në dhjetor nuk pranoi kalimin e draftit në kuvend, duke nxjerr si argument disa çështje procedurale. Kësisoj, Partia Demokratike evitoi votimin e ligjit në të njëjtën seancë me votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, që ishin parashikuar në seancën e fundit kuvendore të dhjetorit të shkuar.  E ndërsa për Kushtetuesen, votimi u krye, për Avokatin e Popullit duket se çështja mbetet e hupur, ashtu si dhe çështje të tjera që kërkojnë dakordësinë mazhorancës dhe opozitës, sicc janë “Dekomunistizimi”, “Reforma Zgjedhor”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dion: 23/01/2023 13:35

    Ritja e shpejtesise eshte nje cmenduri sepse ne Shqiperi dominon malokeria qe kane lene mushkat e gomeret dhe kane blere makina sigurisht me djersen e droges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë