Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë mbyllur negociatat me Muhammed El Alabbar për fillimin e investimit në Portin Turistik të Durrësit
“Patëm një takim shumë vëllazëror dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë, por unë i thashë që kam një arsye të fortë që të kthehem sot sepse finalizojmë një punë intensive negociatash, diskutimesh, nga njëherë edhe krisjesh në proces me El Alabbar. Jemi gati që të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë fillimit të investimit për Portin më të Madh të Mesdheut. Presidenti tha për El Alabbar je i lirë të shkosh. Skuadra jonë nënshkruan për herë të parë një kontratë të këtyre përmasave. Bëhet fjalë për një vullnet që buron nga një miqësi e posaçme mes princit dhe Shqipërisë e shqiptarëve”, tha Rama.