Dështon sërish përballja/ Mungon Luftar Reçi: Unë në seancë do të jem si qengji mes ujqërve! GJKKO urdhëron shoqërim të detyruar! Shullazi: Dua ta shoh në sy

6 Mars 2023, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2023-03-06 12:30:40

Seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reci dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames ka dështuar sërish. Shkak është bërë mungesa e Luftar Reçit. Nga ana tjetër, mësohet se janë thirrur 10 dëshmitar në seancën e ardhshme.