1 janar në det, në Vlorë e nisin vitin e ri duke sfiduar temperaturat dhe dallgët!

1 Janar 2022, 16:54 | Përditesimi i fundit: 2022-01-01 18:21:25

2022-shi ka nisur me një 'mot vere' në bregdetin e Vlorës. Pas një nate festive në tavolinën e ndërrimit të viteve disa qytetare kanë zgjedhur që ta nisin këtë vit pranë dallgëve të detit. duke përfituar nga rrezet e diellit dhe temperaturat që shkuan deri 15 gradë.