Pastro dritaret dhe pasqyrat për 10 sekonda si me magji me vetëm këtë sekret

26 Prill, 13:12

Si mund të kemi dritare dhe pasqyra krejtësisht të pastra, pa vija? Truku qëndron në një përbërës të paimagjinueshëm. Ka nga ata që kënaqen me ujin dhe uthullën, ka nga ata që preferojnë produktet nga më të ndryshmet në treg. Të gjithë përpiqen të gjejnë mënyrën më të mirë për të pastruar dritaret dhe pasqyrat duke shmangur vijat dhe njollat. Nuk do ta besoni, por një nga produktet më të mira për pastrimin e dritareve është diçka që shumë shpesh përfundon duke ndotur pa dashje pasqyrën e banjës. Po flasim për shkumën e rrojes e cila bën ‘mrekulli’ në pak sekonda. Në rubrikën “Bëje vetë” tregojmë këtë truk të shpejtë i cili është ideal për çdo sipërfaqe xhami.