1 ton kanabis, lëndë të tjera narkotike të sekuestruara e 115 persona të arrestuar në një javë! 28 operacione policore në të gjithë vendin

13 Nëntor 2022, 16:47

28 operacione dhe megaoperacione policore janë zhvilluar nga e Policia e Shtetit, për goditjen e pa ligjshmërive gjatë një jave, të cilat kanë çuar në sekuestrimin e  rreth 1 ton kanabis, 13 armëve zjarri, 815 gramëve kokainë, 110 gramëve heroinë dhe 250 bimë narkotike.