1 vit nga nisja e luftës, Xhaçka flet në sesionin e posaçëm në OKB: Sulm i paprovokuar, mbështesim integritetin territorial të Ukrainës

23 Shkurt 2023, 21:09

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së po mban një sesion të veçantë për 1 vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë. E pranishme ishte edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila prezantoi qëndrimin se Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën për paqen në Ukrainë.