Buxheti më i madh në histori”, ishte përgjigjja e Bledi Çuçit ndaj kundërshtimeve të Jorida Tabakut në Kuvend, teksa u shpreh se s’mund ta kuptonte si një buxhet mund të etiketohet “kriminal”.
Kreu i Komisionit për Çështjet e Brendshme renditi një sërë fushash ku buxheti rrit mbështetjen, ndërsa theksoi se gjatë votimit nen për nen duhet të rishihet barazimi i pagave të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit.



















