Buxheti për bujqësinë/ Korreshi ‘thjeshton’ shifrat: Një pulë bën 200 vezë në vit, 0.2% s’është as gjysmë veze! Fermerët në Lushnje s’blejnë dot as çizme

18 Nëntor, 20:33 | Përditesimi: 18 Nëntor, 20:33

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Saimir Korreshi u ndal te buxheti 17.9 miliardë lekë për bujqësinë, për të cilin parafolësi i tij, ministri Andis Salla, tha se shënon rritje me 0.2%. me ironi, Korreshi tha se kjo rritje s’është as gjysma e një kokrre veze, ndërsa ndihma për fermerët s’mjafton as që ata të blejnë çizme.

Deputeti demokrat i Lushnjes thumboi edhe Petrit Malajn se ka vënë më shumë fonde për pagat në bashki sesa për kanalet. Ai solli foto nga spitali i Lushnjes ku u shpreh se s’ka skaner dhe është mbuluar me myk.

A.E/Shqiptarja.com