‘10 vite qeverisje, asnjë lek për bashkinë Peqin’ Sula sfidon Ramën: Do ju jap prova dhe fakte të pakundërshtueshme

3 Tetor 2022, 18:26

Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka ngritur shqetësimin me problematikat që hasin banorët e qarkut të Elbasanit duke u ndalur konkretisht në Peqin. 

“Kjo sallë, jam i bindur që të gjithë koleget, qoftë të djathtë apo të majtë kanë probleme në zonat e tyre. Bashkia e Peqinit, është një problematikë jashtëzakonisht e madhe. Është e vetmja në Republike që nuk pa përfitu nga Rilindja Urbane. Do ju jap prova dhe fakte të pakundërshtueshme që në Bashkinë e Peqinit, në vitin e 10 nuk është investuar qoftë asnjë lek. Ju garantoj dhe sfidoj, edhe në 5 komunat nuk është investuar asgjë. Rruga për të shkuar në spital, ambulanca jo e jo që nuk shkon por as me zetor. Rruga është e mbushur me tulla për të shkuar në spital.

Këto janë foto që tregojnë gjendjen. Gropa është në mes të rrugës. Zotërinjtë e qeverisë, kryeministrit po i lutem të vë dorën në zemër. Bashkia çdo ditë po zbrazet për shkak të migrimit. Është zonë me resurse të shumta, por në Peqin qeveria nuk ka investuar qoftë edhe një lek. Sic është lënë qendra e qyteti është lënë dhe futbolli. Ish komuna e Shezës ka një problematikë të madhe. Shikoni si është rruga. Ka 6 vite është prish dhe as nuk ndërtohet. Fermerët e zonës së Peqinit kultivojnë shumë nektarina, por rreth 7 kuintal ikin. Një problematikë tjetër në Sheze, është dhe shkolla.

Është viti i 6 që është hequr shkolla e fëmijëve nga qendra e komunës për disa fshatra të tjerë. Nga Fshatin ku është caktuar shkolla, janë 10 km rrugë për të shkuar fëmijët e këtyre fshatrave. Prindërit janë ngritur disa herë në protestë, dhe para 3 ditësh u vendos që mësimi të zhvillohet paradite, por prapë fluksi nuk e përballon. I lutem ministres së Arsimit, të zgjidhë situatën” tha deputeti Sula.