100 orët e fundit të Berishës me imunitet deputeti? Spaho: Aksioni ynë me flakadanë do vijojë edhe në Këshillin e Mandateve

14 Dhjetor 2023, 22:54

Deputeti demokrat, Edmond Spaho u shpreh se kaosi i Rithemelimit do të vijojë edhe në 18 janar në Këshillin e Mandateve në mbledhjen ku do të vendoset për imunitetin e Berishës, duke nënvizuar se do të ketë edhe flakadanë ashtu si në seancat plenare.

“Patjetër që do vazhdojë aksioni me flakadanë”- tha ai.

Ndërsa deputeti i PS, Xhemal Qefalia në studion e “Frontline”, u shpreh se besonte që përfaqësuesit e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Berishës dhe më pas edhe në seancën plenare në Kuvend ku do votohej për përfundimin e marrë nga Këshilli.

Ai theksoi se do të kishte një seancë të posaçme në Kuvend për këtë votim, jashtë rendit të ditës.

"Përfaqësuesit e opozitës do marrin pjesë besoj në Këshillin e Mandateve dhe do marrin pjesë në seancën plenare. Sic kam unë informacion, do jetë një seancë e vecantë jo vetëm për rendin e ditës. Nëse do veprohet në përputhje me kushtetutën, do ketë prezencë edhe të deputetëve të opozitës. Pasi kam dëgjuar pjesën që i është bashkangjitur Rithemelimit që një pjesë do marrë pjesë në votim"- tha Qefalia.