11 urdhër arrestet për inceneratorin e Fierit, Berisha-qeverisë: Janë ushtarë të mjerë të Ramës, SKAP-i juaj i lajmëroi të ikin

17 Nëntor 2022, 16:17

a i përket urdhër arresteve që SPAK lëshoi ditën e djeshme për inceneratorin e Fierit, Berisha tha se pjesa më e madhe të akuzuarve ishin lajmëruar që të largoheshin nga vendi ku ndodheshin.

Ndërsa theksoi se në rastin kur një kryeministër firmoste për t’i dhënë projektin një kompanie pa eksperiencë, kjo do të thoshte se kompania ishte e vetë kryeministrit.

“Dje SKAP-i juaj lëshoi urdhër arreste, sepse shumicën e kishin lajmëruar të iknin për njerëz të cilët nuk janë gjë tjetër veçse ushtarë të mjerë të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lefter Kokës. Kur një kryeministër firmos për t’i dhënë projektin një kompanie pa eksperiencë ai e bën këtë vetëm atëherë kur sipërmarrja është e tij se nuk mund ta bëjë kurrë as për vëllain e tij. Kur një kryeministër firmos për t’i dhënë 8% bonus një kompanie, të cilës kjo që drejton sot seancën ka një meritë ku i shkroi Ramës, "kryeministër se Integrated Energy nuk ekziston”- u shpreh Berisha.