110 vjet shtet policia e shtetit, Rrumbullaku: Efektivët s'janë vetëm përballë krimit! Zotohemi se do të rrisim cilësinë e shërbimit për t'i dhënë vendit stabilitetin që meriton

13 Janar 2023, 11:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka përmendur sakrificat dhe sfidat që kanë kaluar efektivët. Në fjalën e tij me rastin e 110-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, u shpreh se punonjësit e Policisë sot nuk gjenden përballë krimit, të vetëm me uniformën dhe me armën e shërbimit pasi kanë pajisjet e teknologjisë bashkëkohore që i bën më profesionistë.