112 vjetori i Pavarësisë/ Albin Kurti në Vlorë krah krerëve të shtetit shqiptar në ceremoninë e ngritjes së Flamurit! Presidenti Begaj: Të çojmë para arritjet

28 Nëntor, 15:10

Shqiptarët festojnë sot 112 vjetorin e Pavarësisë, ditën e Flamurit. Kujtojnë dhe nderojnë 28 Nëntorin 1912, ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin duke shpallur kështu pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Ne Vlore ngrihet Flamuri
Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Flamurit në Vlorë që u mbajt paraditen e sotme ishte i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krah kryeministrit Edi Rama, presidentit Begaj dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar krerët e shtetit vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare. Krerët e shtetit u takuan edhe me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora, i cili ishte i pranishëm në ceremoni e qytetarë të tjerë.

    No videos found.