112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit! Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt

28 Nëntor, 15:54

Sot Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë, ditës kur u ngrit flamuri në Vlorë, më 28 nëntor 1912. Festime të shumta priten në Tiranë e Vlorë, por pa harruar dhe për festën në Kosovë apo Maqedoni.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ky 28 nëntor e gjen Kosovën me ndërtimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prekaz.

'Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot.

    No videos found.