12 vite nga '21 janari', homazhe për 4 'Dëshmorët e Atdheut', lule nga Rama e të afërmit në vendet ku u vranë! Mazhoranca e familjarët: SPAK të rihapë çështjen

21 Janar 2023, 12:10 | Përditesimi i fundit: 2023-01-21 14:58:25

Sot shënohen 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit. Në Bulevardin 'Dëshmorët e Atdheut po mbahen homazhe për 4 të vrarët.