13 ditë nga zgjedhjet, i ftuar kreu i PD Lulzim Basha

13 Prill 2021, 09:15

TIRANË- Për kryedemokratin Lulzim Basha, ai i ka dhënë të gjitha provat që është në krye të Partisë Demokratike, e mbi të gjitha e ka treguar me fjalë dhe me vepra që nuk është një kukull në duart e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Kjo vjen si përgjigje për kryeministrin Edi Rama, i cili e ka etiketuar gjatë gjithë fushatës elektorale si një lider pa karakter. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, Basha tha se zgjedh që në ndryshim nga kryeministri të mos bëjë një fushatë me sulme personale, kjo sepse synon që të vendosë një model të ri në politikë që ka të bënë me realizimin e një fushate pozitive.

Një nga vendimet e para që premton se do të bëjë me ardhjen e tij në pushtet, Basha tha se do i konfiskojnë pasurinë të gjithë zyrtarëve shqiptarë që kanë firmosur dokumente që sjellin pasoja të rënda ekonomike për shqiptarët. Këtu e pati fjalën për rastin e Francesco Becchetti-t, ku tha se 110 mln eurot e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit nuk do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, por nga xhepat e tyre.