Pjesa e parë '5 Pyetje nga Babaramo'|Porto Romano në udhëkryq: tender i anuluar, miliona të humbura dhe dyshime për armiq

17 Mars, 07:11 | Përditesimi: 17 Mars, 07:11

 

Tenderi prej rreth 400 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano u anulua, pasi kompania e vetme e mbetur në garë u tërhoq, me argumentin e pamundësisë ekonomike. Po ashtu, njëra prej kompanive, e cila kaloi fazën e parë të garën, holandezja “Van Oord Dredging and Marine Contractors B.V”, bëri kallëzim në SPAK duke denoncuar procedurën e garës. Pikërisht kjo padi nga kompania e njohur holandeze me një eksperiencë mbi 150 vjeçare, çoi agjentët e BKH-së të sekuestrojnë dokumentet e procedurave të ndjekura deri më tani nga Autoriteti Portual i Durrësit.

A.M/Shqiptarja.com