Ana Dajko ‘mollë sherri’, Lapaj sfidon Qorin: Nëse vërteton që ka lidhje me mua, tërhiqem nga politika! Në të kundërt, kërko falje

23 Shkurt, 23:03 | Përditesimi: 23 Shkurt, 23:07

Deputetja Ana Dajko u kthye në ‘mollë sherri’ midis Adriatik Lapajt e Arlind Qorit. Kryetari i “Lëvizjes Bashkë” tha se Lapaj, i cili ndodhet në lidhje direkte me “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ka bërë familjaren e tij (Dajkon) deputete. Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet” e kundërshtoi këtë duke i hapur edhe një sfidë Qorit: nëse vërteton lidhje farefisnore mes tij e Dajkos, do të tërhiqet nga politika, në të kundërt pret falje publike.

A.M/Shqiptarja.com