Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish-Presidenti Hashim Thaçi u eliminuan politikisht nga kryeministri Albin Kurti.Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV, ku komentoi vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi përkohësisht dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, pasi legjislativi nuk arriti të zgjidhte Presidentin e ri të Kosovës.




















