13 vite më pas, ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’ rikthehen në rrugë! Berisha hoqi dëshmorët, rruga u quajt ‘Ibrahim Rugova”

4 Shkurt 2023, 15:15

Dëshmorët e 4 shkurtit rikthehen si emërtim rruge në Tiranë. Në 2012-ën në kohën e Lulzim Bashës kryebashkiak, rrugës iu ndryshua emri, dhe sot e kësaj dite emërtohet Ibrahim Rugova. 13 vite më pas, Këshilli Bashkiak rikthen tabelën e dëshmorëve të masakrës së Tiranës që vendoset në segmentin pranë emblemës së Kosovës.