14 Maji, Berisha: Koalicioni politik do jetë i gjerë, ekspertët do të vendosin si do dalim elektoralisht

10 Mars 2023, 13:08

Sali Berisha tha sot se opozita do ta mundë Edi Ramën përmes një koalicioni shumë të gjerë politik por la të kuptohej se mënyra se si do të regjistrohen në zgjedhje do të jetë pjesë e vendimmarrjes së ekspertëve ligjore.

“Diskutimi bashkërendimi për të shkuar drejt fitores.  Edhe koalicionet janë në disktutim. Në rrafshin politik koalicioni do të jetë shumë i gjerë. Në rrafshnin elektoral janë duke u marrë ekspertët më të mirë zgjedhorë. Opozita do ta mundë Edi Ramën”, tha Berisha.