'14 maji'/ Logu në Report Tv: Berisha-Meta kanë vënë në lëvizje krimin e organizuar, tentojnë të blejnë vota dhe komisionerë

1 Maj 2023, 18:21

Besart Logu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së hedh akuza të forta se Sali Berisha dhe Ilir Meta po tentojnë të blejnë vota. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj thotë se persona të caktuar që dalin nga krimi i organizuar po tentojnë që të blejnë votues dhe komisionerë.